Flash

Raporti konfidencial i PD/ Fajtorë për zgjedhjet armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm

Lapsi.al 11 March 2018
Raporti konfidencial i PD/ Fajtorë për zgjedhjet armiqtë e

Një raport konfidencial, i hartuar si pasojë e analizës së humbjes katastrofale që opozita pësoi në zgjedhjet e verës së shkuar i ka gjetur fajtorët mes armiqve të brendshëm dhe të jashtëm të PD-së.  Së pari, shumica e degëve të PD-së mendojnë se në zonat rurale vota është blerë ose marrë me shantazh. Ndërsa në zonat e qyteteve, rezultati i dobët ka qenë si pasojë e punës nën rrogoz që kanë zhvilluar kundërshtarët e Bashës brenda partisë. Vetëm pasi i jep pjesën e luanit këtyre alibive për humbjen e thellë, dokumenti konfidencial i demokratëve, i zbuluar nga "Gazeta Shqiptare", pranon të shohë si defekte të brendshme rolin e marrëveshjes së 18 majit dhe mos përgatitjen për të hyrë në zgjedhje, si pasojë e efektit të çadrës.

Raporti konfidencial duket se ka përqafuar më shumë një justifikim sesa një vështrim vetëkritik duke i dhënë të drejtë tezës së Lulzim Bashës se oponentët e tij kanë sabotuar indirekt fushatën elektorale të 25 qershorit të vitit të kaluar.

Mësohet se aktivistët e PD-së kanë përmendur emra konkretë përmes raporteve konfidenciale të hartuara pas mbylljes së procesit të analizës në mbarë vendin. Në Partinë Demokratike qëndrojnë të depozituara raportet e 53 degëve, që përmbledhin një analizë të hollësishme të shkaqeve që çuan në humbjen e thellë të zgjedhje të 25 qershorit. Krahas raportit të analizës, ka edhe një raport konfidencial për çdo degë të hartuar nga të deleguarit e kryetarit Lulzim Basha në çdo qark.

Analiza konstaton se pothuajse në 90 për qind të degëve në zonat rurale, rezultati i dobët është ndikuar nga blerja e votës me para të pista, nga përdorimi i administratës, apo për shembull nga presioni për ndërprerjen e ndihmës ekonomike dhe mënyra të tjera. Por, më afër zonave urbane rezultati i dobët i Partisë Demokratike është ndikuar nga faktorë të tjerë, përfshirë ato të brendshmit. Pikërisht në këtë pikë janë përmendur emra konkretë të njerëzve që punuan kundër fitores së PD-së në zgjedhje, duke cituar konkretisht emrat e kundërshtarëve të Bashës në parti.

Burime për “Gazeta Shqiptare” konfirmojnë se bëhet fjalë kryesisht për zonat e qarkut të Shkodrës, të Vlorës, të Korçës, Durrësit, Elbasanit, Gjirokastrës, Dibrës etj.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI