Flash

Murgesha e përfshirë në gjyq me Katy Perry-n vdes në gjykatë

Lapsi.al 12 March 2018
Murgesha e përfshirë në gjyq me Katy Perry-n vdes në

Një murgeshë e përfshirë në një betejë ligjore për një mosmarrëveshje pronësore me këngëtaren Katy Perry u rrëzua dhe vdiq në gjykatë gjatë një seance gjyqësore.

Murgesha vdiq të premten raporton BBC.

Motra Catherine Rose Holzman ishte 89 vjeç. Ajo ishte një nga 2 murgeshat e përfshirë në betejë ligjore me Perryn mbi një ish-manastir në qytetin e Los Angeles.

Perry pranoi të blinte pronën për 14.5 milionë dollarë në vitin 2015 por marrëveshja u prish kur banorët e mëparshëm kundështuan.

Murgeshat Catherine Rose dhe Rita Callanan thanë se nuk dëshironin tia jepnin manastirin dhe tokën përreth ylli të muzikës për shkak se hitet e saj ndonjëherë kanë qenë provokative si Kissed A Girl dhe Ur So Gay.

Perry mendohet se i ka takuar murgeshat për ti bindur dhe mendohet se i ka treguar tatuazhin e Jezusit si edhe këndoi një himn për to, por atyre nuk iu ishte mbushur mendja.

Murgeshat ia shitën pronën pronares së një restorani Dana Hollister, pa miratimin e Kryepeshkopatës së tyre.

Të këshilluara

Këta janë triumfuesit e "iHeartRadio" (Foto)

Ed Sheeran, Bruno Mars, Luis Fonsi, Cardi B, Niall Horan, Harry Styles ishin ndër artistët që morën më shumë çmime në “iHeartRadio Music Awards”, që u zhvillua ...

16:00

Ndërron jetë stilisti Givenchy

Givenchy kishte dizajnuar modele të papërsëritshme për aktoren e famshme Audrey Hepburn dhe ish-zonjën e parë të SHBA-së, Jackie Kenedy. Vdekjen e tij e ka k...

15:50

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI