Flash

Vajza 5 vjeçare që nuk mund të ecë, do të trajtohet në Spitalin Amerikan

Lapsi.al 12 March 2018
Vajza 5 vjeçare që nuk mund të ecë, do të trajtohet

Familja Pjetri deri tani e ka patur të pamundur pasi jeton në kushte shumë të vështira ekonomike. I ati, Edision Pjetri, mes lotësh kërkon ndihmë për vajzën të cilës për shkak të sëmundjes i është shkaktuar mosformimi i mirë i kockës. Familja pa asnjë lloj të ardhure e ka të pamundur të përballojë trajtimin e sëmundjes. Riselda kërkon të shërohet dhe të eci si gjithë bashkëmoshatarët e saj.

Ky rast u bë publik në emisionin Stop dhe menjëherë Spitali Amerikan mori përsipër rastin, duke ofruar falas gjithë trajtimin. Ky spital ka qendrën më të madhe të fizioterapisë me mjekë shqiptarë e të huaj.

“Spitali Amerikan do të trajtojë vajzën, duke bërë të mundur shërbimin dhe trajtimin nga ekipi ynë mjekësor”, sqaron Oriela Kosho, Drejtoreshë e Marrëdhënieve me Publikun, në Spitalin Amerikan.

Mjekët sqarojnë se bëhet fjalë për një paralizë celebrale të lehtë, ku deficiti është kryesisht tek këmbet, duart nuk janë shumë të prekura. “Problemi kryesor qëndron tek pjesa e ekuilibrit dhe do punojmë shumë për të rritur masën muskulare, duke mundur të rrisim pjesën e lëvizshmërisë. Do të realizojmë të paktën 3- 4 seanca në javë dhe jemi shumë optimistë që do arrijmë atë që kemi synim, që vajza të nisë të ecë”, shprehet mjekja Kujtesa Dauti, mjeke fizioterapeutiste pediatre në Spitalin Amerikan.

Fizioterapia do të jetë intensive dhe shumë shpejt Riselda falë kësaj ndihme, pritet të ecë si gjithë bashkëmoshatarët e saj. Fizioterapia në spitalin Amerikan ofrohet me metodat më moderne dhe me një staf të specializuar mjekësh të huaj e shqiptarë.

[embed]https://www.youtube.com/watch?v=aI2WTlA6i4o[/embed]

Të këshilluara

Trendi më i ri për sytë (FOTO)

Nëse Kendall Jenner, Taylor Hill dhe motrat Hadid janë duke ecur në të njëjtat show atëherë kjo është diçka e mirë. Në javën e modës Anna Sui's Gothic bohemi...

13:48

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI