Flash

Detaje të tjera rreth rrëzimit të avionit, lajmit që tronditi Turqinë

Lapsi.al 13 March 2018
Detaje të tjera rreth rrëzimit të avionit, lajmit që

Lajmi që dy ditë më parë tronditi mediat turke dhe më gjerë ka bërë që i gjithë rrjeti të përfshihet në ngjarjen tragjike. Humbja e 11 jetëve pas rrëzimit të një avioni privat në Iran ka tronditur të gjithë opinion publik në Turqi

Siç shkruajnë mediat turke, është zbardhur edhe telefonata telefonata e fundit e vajzës së miliarderit turk që po kthehej nga festa e saj e beqarisë që kishte zhvilluar në Dubai.

Mina Basaran dhe 7 shoqe të saj, së bashku me 3 pjesëtarë të ekuipazhit po ktheheshin nga Dubai, ku kishin organizuar një festë beqarie kur avioni i Başaran Holding u rrëzua në Iran ditën e diel.

Mina do të martohej më 14 prill, ndërsa sot nëna e saj është detyruar të shkojë në morg për identifikimin e trupit të saj. Sipas gazetës “Posta”, Mina Basaran ka telefonuar të fejuarin e saj rreth orës 16:30 dhe i ka thënë: “Pas 5 orësh, jam pranë teje i dashur”. Biznesmeni Murat Gezer do nisej për në aeroportin Ataturk për t’i bërë surprizë të fejuarës, kur mori lajmin e hidhur. Sipas mediave turke, që prej marrjes së lajmit Gezer, i cili ndodhet në shtëpinë e Minas, po mbahet në këmbë me ilaçe qetësuese.

“Unë besoj, Mina do të vijë”, pëshpërit herë pas here i riu që kishte nisur përgatitjen për dasmën.

Murat Gezer dhe Mina Basaran u fejuan më 20 tetor, ndërsa më 14 Prill do të martoheshim me një ceremoni madhështore në Çiragan Sarayi, në Stamboll. Një ditë para se të humbte jetën në aksident, Mina Basaran kishte shpërndarë një foto në rrjetet sociale ku shikohej bashkë me shoqet në festën e saj të beqarisë. Sipas medias turke, tri prej të rejave që humbën jetën në aksident do të martoheshin më vonë gjatë këtij viti, ndërsa dy të tjera ishin shtatzënë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI