Flash

Zhveshja në ekran/ Rudina Xhunga: Do tregoja gjoksin po të ishte e nevojshme

Lapsi.al 13 March 2018
Zhveshja në ekran/ Rudina Xhunga: Do tregoja gjoksin po të ishte e

“Nuk kam pasur nevojë të nxjerr gjoksin. Por nëse do ishte e nevojshme do e bëja”, - është shprehur Rudina Xhunga pas monologut të Mustafa Nanos lidhur me veshjet e përdorura nga dy moderatore shqiptare të emisioneve sportive.

Në puntatën e kaluar të “Provokacija”, Mustafa Nano mbajti monologun, ku në thelb flitej për etikën e veshjes e përdorur nga dy moderatore në Shqipëri. Por, ky monolog u kundërshtua nga shumë njerëz, ndër to edhe Rudina Xhunga. Ajo u shpreh në “Provokacija” se nëse do të ishte e nevojshme do ta tregonte gjoksin, por nuk i është dashur pasi emisioni i saj ka qenë politik.

“Emisioni im ishte politik. Unë do pyesja politikanin. E merrja vëmendjen në një debat pyetjet. Kërkoja vëmendjen nga fjalët, sepse arma ime ishte në fillim naiviteti si drejtuese, më pas kurioziteti nga pyetjet dhe pastaj gradualisht përvoja. Nuk kam pasur nevojë të nxjerr gjoksin. Por nëse do ishte e nevojshme do e bëja”, - tha ajo.

Më tej, ajo shtoi se janë pikërisht këto vajza që bëjnë të shikohen emisionet sportive dhe se i duartroket të gjitha për atë që bëjnë.

“Në mendjen time kalojnë të gjitha vajzat e sportit, bukuroshe që i kanë dhënë hijeshi ekranit. Janë të padurueshëm të gjithë ata pensionistët që flasin për futbollin dhe Realin e Madridit e që nuk kanë bërë një gol në jetën e tyre. Shyqyr që janë këto goca që të shikohen emisionet sportive. Unë i duartrokas një për një të gjitha ato. Janë të shkëlqyera,” - u shpreh Xhunga./abcnews.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI