Flash

Çfarë e bëri Ledrin të përlotej në emision (Video)

Lapsi.al 15 March 2018
Çfarë e bëri Ledrin të përlotej në emision
Ledri Vula është një ndër këngëtarët më të talentuar shqiptarë. Me 1 milionë ndjekës në Instagram, kjo gjë tregon se Ledrin e duan shumë, jo vetëm si këngëtar por edhe sepse ai është një djalë i thjeshtë dhe aspak mendjemadh. Këtë të shtunë ai do të jetë i ftuar në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, në Top Channel për të surprizuar dikë. Reperi vërtet do të jetë në emision si surpriza për dikë, por ai do të përlotet në studio, për një rast vërtet të dhimbshëm. Në vitin 2016 një vajzë nga Kosova e quajtur Rebeka Rexhepi u bë e njohur pasi e ëma e saj bëri të pamundurën që ajo të mposhte luftën me kancerin. Rebeka fatkeqësisht nuk ia doli, dhe u nda nga kjo jetë. Ledri ka qenë një ndër artistët që e kanë ndihmuar familjen e Rebekës financiarisht që ajo të kurohej jashtë vendit. Në emisionin e Arbanës me lot në sy Ledri, ka treguar se kur kanë realizuar këngën “Beautiful”, në bashkëpunim me Florin kanë pasur në mendje Rebekën. “Kur kemi bërë këngën “Beautiful” na u ka kujtuar Rebeka, dhe na kanë shkuar lotët mua dhe Florit”,-është shprehur Ledri me lot në sy, teksa e ëma e Rebekës i qëndronte pranë.

Të këshilluara

Brenda fabrikës së kukullave të seksit

Njëra pas tjetrës kukulla të zhveshura janë rreshtuar për tu bërë gati për veshjet e tyre provokuese. Kjo është ajo çfarë ndodh brenda një fabrike të kukulla...

09:26

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI