Flash

Eleni Foureira: Më shajnë se jam shqiptare

Lapsi.al 15 March 2018
Eleni Foureira: Më shajnë se jam shqiptare

Eleni Foureira është zyrtarisht përfaqësuesja e Qipros, në skenën e Festivalit të Këngës në "Eurosong 2018". Por, në vend që ajo të përqendrohet në performancën e saj artistike, me sa duket i duhet të "zërë veshët më dorë", sepse po e sulmojnë nga të gjitha anët.

Diçka të tillë, këngëtarja e njohur e ka shprehur në një intervistë që do të transmetohet të dielën e ardhshme në emisionin "Tet a tet" në televizionin publik të Qipros. Sipas gazetës Express, Eleni i quajti pa vend këto reagime mbi origjinën e saj, duke shtuar më tej se: "Është e turpshme të dëgjosh nga një i ri të thotë “a, je nga Shqipëria, atëherë me Shqipërinë të shkosh në Eurovizion. Shkon në një shtëpi diskografike dhe nuk të pranojnë sepse je nga Shqipëria. Thua me veten, a është e mundur? Nuk e bëj dot ëndrrën time realitet sepse jam nga Shqipëria”!

Vërtet që reagime të tilla nuk i bëjnë mirë imazhit të saj si artiste, çka e ka shtyrë që të bëj këtë deklaratë "bombë"! Kënga me të cilën Eleni Foureira do të prezantojë Qipron në Festivalin Europian të Këngës është publikuar dhe mban titullin Fuego.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI