Flash

FOTO/ Zbulohen të brendshmet e Mbretëreshës, Elisabeta II acarohet me librin e ri

Lapsi.al 18 March 2018
FOTO/ Zbulohen të brendshmet e Mbretëreshës, Elisabeta II

Mbretëresha Elisabeta II është nevrikosur keq kur ka zbuluar se detaje për të brendshmet e saj janë publikuar në një libër. Nuk ka asgjë pikante, por disa aludime kanë mjaftuar që Madhëria e saj ta marrë çështjen seriozisht. Është 82-vjeçarja, Jane Kenton, pronarja historike e markës së të brendshmeve Rigby & Peller, që ka zbuluar disa nga “intimot” e porositura ndër vite nga stafi i Buckingham Palace në librin “Storm in a D Cup”. (Stuhi në gjokset D). Dhe stuhi ka pasur vërtet.

Kompania “Rigby & Peller” ka humbur menjëherë ekskluzivitetin për të furnizuar me të brendshme pallatin mbretëror. Ka qenë një vendim i vetë mbretëreshës 91-vjeçare e cila pak kohë më parë vendosi të marrë pjesë në një sfilatë mode e ulur në rresht të parë me Anna Wintour.

Jane Kenton është justifikuar se nuk ka zbuluar asnjë sekret. Ajo thotë se nuk ka përmendur as masën e gjoksit të Mbretëreshës që konsiderohet sekret shtetëror, por as edhe shijet e saj të lingerive. Në libër është përshkruar edhe një anekdotë me mbretëreshën gjysmë lakuriq të rrethuar nga asistentët. Edhe kjo nuk është parë me sy të mirë nga Madhëria e saj.

Detaje të tjera komprometuese? Duket se Diana kishte zakon të kërkonte postera me modele gjysme të zhveshura për t’ua dhuruar djemve të saj William dhe Harry. Insinuata të vërteta apo false? Komenti i Buckingham Palace është i shkurtër dhe i prerë: “Libri nuk na ka pëlqyer”. Megjithatë kurioziteti mbetet: “Çfarë fsheh nën pardesy Mbretëresha?” ©LAPSI.al

Regina Elisabetta

L'intimo di Rigby & Peller

L'intimo di Rigby & Peller

Regina Elisabetta

reggiseno Rigby & Pelle

Lady Diana

 

Të këshilluara

9 ushqimet që i duhen patjetër njeriut

Dihet nga të gjithë që metabolizmi juaj dobësohet me kalimin e viteve, por, mos u shqetësoni. Ka disa ushqime që e ndihmojnë trupin tuaj të qëndrojë në formë, m...

22:58

Si të jeni të suksesshëm në punë

Në jetë, ne mundohemi  të kemi një punë, të paguajmë faturat dhe t’i plotësojmë vetes kushtet bazike. Shumica prej nesh ka pasur edhe punë, ku çdo ditë p...

16:46

Moda e New York sërish trend i 2018-ës

Modelet e street style nga New York-u janë të njohura për veshjet e tyre gjithmonë e më të errëta, por tendenca e fundit street style që vjen nga kryeqyteti i m...

16:35

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI