Flash

"Daily Mail" kthen pas në kohë Dua Lipën

Lapsi.al 19 March 2018
"Daily Mail" kthen pas në kohë Dua Lipën

Dua Lipa u rikthye në Kosovë kur ishte 11 vjeçe, me familjen e saj. Ajo ndoqi shkollën private “Mileniumi i Tretë” në Prishtinë, nga mosha 11 deri 15-vjeçare, para se të kthehej në Londër për të ndjekur ëndrrën e saj për muzikën.

Këngëtarja me origjinë shqiptare bëri histori në “Brit Awards”, pasi u bë artistja e parë femër që merrte 5 nominime brenda një viti.

Ndërsa karriera e saj po kap majat, media prestigjioze britanike “Daily Mail” rikthehet pas në kohën e fëmijërisë së këngëtares.

Ajo ka siguruar një intervistë me ish-shokun e ngushtë të Dua Lipës.

Andi Selimi, i cili u njoh me Duan në shkollë, tha për “Daily Mail”:

“Ajo ishte një vajzë e mirë me ëndrra të mëdha për një karrierë në muzikë. Ishte e zgjuar dhe gjithmonë donte të mësonte gjëra të reja. Luajtëm në një film së bashku kundër drogës. E donte muzikën hip-hop dhe kishte të njëjtën fytyrë të këndshme si tani. Të gjithë e pëlqenin”.

Por, pothuajse si çdo nxënës, edhe Dua Lipa ishte e intriguar nga dëshira për të lënë orët e mësimit:

“Gjëja më e keqe që bënte, ishte të linte shkollën për të shkuar në kafene. Ishim miq të ngushtë, por nuk kam folur me Duan që kush u zhvendos në Londër”.

Të këshilluara

Lady Gaga del hapur me të dashurin

Lady Gaga dhe i dashuri i saj Christian Carion po e shijojnë kohën së bashku. Këngëtarja 31-vjeçare dhe 48-vjeçari u panë së bashku duke bërë pazar, të dielë...

17:33

Ermali dhe Ami zbulojne emrin e vajzës

Para disa ditësh Ami dhe Ermali u bënë prindër të një vajze. Teksa na njohën me portretin e vajzës që ditën e parë të lindjes, nuk ndodhi e njëjta gjë me emrin....

15:15

Edhe pse pa tualet Jessica Alba e njejtë

Aktorja Jessica Alba është bërë nënë për hërë të tretë para pak muajsh. Ajo është një nënë e përkushtuar dhe kalon shumë kohë me fëmijët e saj, por Jessica e gj...

15:08

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI