Flash

Kapërcimi befasues i Miranda Hobbes, nga "Sex and the City" në politikë

Lapsi.al 20 March 2018
Kapërcimi befasues i Miranda Hobbes, nga "Sex and the City"

Miranda Hobbes, personazhi i famshëm i seralit më të suksesshëm të të gjitha kohërave, si "Sex and the City", sapo bëri kapërcimin më befasues në karrierën e saj. Dhe këtu, nuk po flasim për ndonjë rol të ri që i është besuar, apo sipërmarrje të re kinematografike.

Aktrimi dhe politika janë dy fusha komplet të kundërta por të kalosh nga njëra tek tjetra nuk është ndonjë habi. Miranda Hobbes e njohur për rolin e saj në “Sex and the City” vendosi të heqë dorë nga aktrimi për t’ju përkushtuar politikës. Një kapërcim befasues në karrierën e saj, duke u bërë mjaft bujë. Ajo ka vendosur që të sfidojë hapur në një garë elektorale, guvernatorin demokrat të shtetit të New York-ut, Andrew Cuemo, i cili do të kandidojë për një mandat të dytë në zgjedhjet e muajit nëntor.

Hobbes është mama e tre fëmijëve, ka pasur ndër vite edhe një rol produktiv me angazhimin e saj në kauzën e edukimit publik. Në një video të publikuar ditën e djeshme, çka praktikisht konfirmoi edhe kandidaturën e saj për guvernatore të New York-ut, ajo u shpreh: “E dua New York-un, por zyrtarët tanë e kanë braktisur. Ne jemi shteti më me shumë pabarabazi në vend”, deklaroi ajo duke vënë theksin në disnivelin në rritje mes të pasurve dhe të varfërve.

Protagonistja e serialit të famshëm, ku ajo intepreton rolin e një avokateje të suksesshme, shpalli zyrtarisht kandidaturën për palën demokrate, në zgjedhjet e ardhshme për guvernatorin e metropolit të New York-ut!

Të këshilluara

Ndahet grupi muzikor Fifth Harmony

Në një postim në rrjetet sociale, Ally Brooke, Normani, Dinah Jane dhe Lauren Jauregui, antaret e mbetura pas largimit të Camilla Cabellos, kanë dhënë lajmin se...

11:36

Angelina Jolie: Plakja nuk më mërzit

Angelina Jolie, aktorja bukuroshe e cilësuar si gruaja më e bukur, nënë e devotshme e 7 fëmijëve, me një karrierë të suksesshme. Në një intervistë për "InStyle"...

20:12

"Daily Mail" kthen pas në kohë Dua Lipën

Dua Lipa u rikthye në Kosovë kur ishte 11 vjeçe, me familjen e saj. Ajo ndoqi shkollën private “Mileniumi i Tretë” në Prishtinë, nga mosha 11 deri 15-vjeçare, p...

19:45

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI