Flash

Demi Lovato flet për fëmijërinë e vështirë: Doja të vetëvritesha

Lapsi.al 21 March 2018
Demi Lovato flet për fëmijërinë e vështirë: Doja

Demi Lovato, këngëtarja e cila ka sjell gjithmonë risi me muzikën e saj dhe klipet të cilat pëlqehen nga fansat e këngëtares, por jo vetëm.

Ditët e fundit këngëtarja ka folur disa nga sekretet e jetës së saj që askush nuk i dinte. Aktualisht këngëtarja po mban turin e saj “Tell me you love me” në SHBA. Në koncertin e saj të mbajtur në Toronto, këngëtarja luajti një pjesë të këngës së saj në piano dhe me lot në sy ajo shprehu se kishte 6 vjet që nuk pinte më alkool.

Në një intervistë për “US TV” Demi ka habitur fansat me rrëfimin që ka bërë. ”Kur isha 7 vjeçe mendoja se po të vrisja veten do të zgjidhja çdo problem që kisha”. Demi Lovato që në moshë të vogël ka vuajtur nga depresioni dhe çrregullimet mendore. Babai i saj është ndarë nga jeta në vitin 2013 dhe ajo mendon se çdo problem i ka ardhur prej tij. Ajo ka marrë terapi intensive dhe është shprehur se ka vuajtur shumë në fëmijërinë e saj.” Nëna ime ishte e lumtur kur më gjente zgjuar dhe mirë”.

25-vjeçarja ka qenë e hapur ndaj gjithë sekreteve që tregoi, përfshirë abuzimin e substancave, çrregullimet e të ngrënit dhe depresionin. Ajo është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe mendore, projektet në muzikë po ecin shumë mirë dhe ajo ndihet me shumë fat që ka zgjedhur të jetoj sipas mënyrës së saj.

Të këshilluara

Ariana Grande, në pritje të ëmbël

Këngëtarja ka që nga viti i kaluar që nuk ka bërë postime të reja ne Insagram,ndërsa për tre muajt e fundit ka munguar edhe për pozat në syrin investigativ të p...

16:11

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI