Flash

Rikthehet Lufta e Ftohtë/ SHBA dëbon 60 diplomatë rusë

Lapsi.al 26 March 2018
Rikthehet Lufta e Ftohtë/ SHBA dëbon 60 diplomatë rusë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj europianë po dëbojnë dhjetra diplomat rusë në një përgjigje të koordinuar ndaj helmimit të një ish-spiuni rus në Britaninë e Madhe.

Donald Trump urdhëroi dëbimin e 60 diplomatëve rusë nga SHBA.

Gjermania, Franca, Ukraina dhe disa vende të tjera të BE-së kanë bërë të njëjtën lëvizje.

Rusia reagoi duke theksuar se do të përgjigjet “proporcionalisht”.

Rusia mohon çdo rol në sulmin ndaj Sergei Skripal dhe vajzës së tij në Salisbury, në Anglinë jugore. Të dy janë të shtruar në spital, në gjendje kritike, por të qëndrueshme.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e dënoi BE-në për një ‘intepretim të shfrenuar të solidaritetit’ me Britaninë e Madhe.

Udhëheqësit e Bashkimit Europian ranë dakord javën e kaluar se ishte shumë e mundur që Rusia të qëndronte pas helmimit të ish-spiunit rus me agjent nervor.

Në SHBA, 48 nga diplomatët që do të dëbohet thuhet se janë të vendosur në Ambasadën Ruse në Uashington dhe pjesa tjetër janë në selinë e OKB-së në Nju Jork.

Është urdhëruar edhe mbyllja e Konsullatës ruse në Siatëll.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha në një deklaratë:

“Më 4 mars, Rusia përdori një agjent nervor ushtarak për të vrarë një qytetar britanik dhe vajzën e tij në Salisbury.

Ky sulm ndaj aleatit tonë, Mbretërisë së Bashkuar, vuri në rrezik jetën e shumë të pafajshmëve, duke lënë tre persona me dëmtime serioze, mes tyre edhe një officer policie.”

Departamenti e quajti sulmin një shkelje të egër të Konventës së Armëve Kimike dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare, shkruan BBC.

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, tha se vendimi i tij për të dëbuar 13 diplomatë rusë është marrë ‘në frymën e solidaritetit me partnerët tanë britanikë dhe aleatët transaltantike, si dhe në bashkërendim me vendet e BE-së.”

Ditën e sotme, vende të ndryshme europiane, përfshi Letoninë, Lituaninë, Estoninë dhe Poloninë, thirrën ambasadorët rusë në Ministritë e tyre të Jashtme.

Edhe Shqipëria largoi dy diplomatë rusë. Ambasadori Karpushin është thirrur në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku iu komunikua vendimi për largimin e këtyre dy personave. Në njoftimin e ministrisë thuhet se “veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik”.

NJOFTIMI ZYRTAR I MINISTRISË SË JASHTME 

Sot, në datë 26 mars 2018, në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u thirr Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës Ruse në Republikën e Shqiperisë, SHTZ Aleksandër Karpushin, të cilit iu komunikua nota verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Skandali/ A po shkon Facebook drejt rrëzimit?

Është një skandal mbi privatësinë, politikën dhe përbërësin thelbësor të suksesit në biznes - besimi i publikut. Facebook po ballafaqohet në publik në një çë...

19:31

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI