Flash

Alarmi/ Si po shkrin akulli Totten, me sipërfaqe sa Franca

Lapsi.al 27 March 2018
Alarmi/ Si po shkrin akulli Totten, me sipërfaqe sa Franca

Akulli Totten, sipërfaqja e të cilit është sa ajo e Francës, është nën mbikqyrjen e shkencëtarëve. Një grup kërkuesish nga programi antarktik australian (AAP) njoftoi në një komunikatë se sipërfaqja e akullit që është shkëputur dhe që lundron është më e madhe nga sa besohet. Kjo është një pasojë e ngrohjes globale që rrezikon rritjen e nivelit të detit. Eksperti Ben Galton-Fenzi, drejtor i AAP-së thotë se akulli Totten është një nga më të shpejtët ndër akujt e mëdhenj të Antarktidës dhe besohej se një pjesë e konsiderueshme e tij ishte e mbështetur mbi zonën shkëmbore të Antarktidës.

Ekspedita shkencore përdori valë sizmike artificiale që të mund të vërejnë përmes akullit, kështu u arrit që të zbulohej se një volum akulli shumë më i madh nga sa besohej lundronte mbi oqean. Në disa vende besohej që ishte i ngecur, por u zbulua ujë poshtë tij, çka tregon se është duke lundruar. Akulli ka një sipërfaqe më të madhe të ekspozuar në ujë dhe për këtë është më i ndjeshëm për ndryshimet klimaterike të së ardhmes, – pohon Winberry, profesor në “Central Washington University”. Nëse do të shkrijë plotësisht, Totteni ka mjaftueshëm akull sa për të rritur nivelin e ujit në tre metra.

Sipas Nasës, qysh prej 2002 Antarktida ka humbur 125 milionë tonelata akull në vit. Meqë kontinenti përmban 62% të rezervave të ujit të freskët, kjo mund të shkaktojë shkripëzimin e deteve botërore, çka do të provokonte ngordhjen e shumë specieve detare. Që nga shekulli XX niveli i deteve në botë është rritur 20 cm dhe në fund të këtij shekulli mendohet që do të arrijë deri në një metër ose më shumë, por ende nuk dihet. Gjithsesi e rëndësishme është studimi i akujve si Totteni.

Të këshilluara

Pse djersijmë kur flemë gjumë

Djersitja në shtrat, po flasim kur flemë gjumë jo gjatë aktiviteteve të tjera, është një çështje që na prek të gjithëve. Disa ngaarsyet mund të jenë të njohu...

16:10

Sërish ndryshime në "Instagram"

Përdoruesit e Instagramit nuk e mirëpritën ndryshimin që bëri ky rrjet social përpara disa kohësh, duke hequr rendin kronologjik të postimeve në favor të promov...

12:48

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI