Flash

Kim bën deklaratën e rrallë për shqiptarin

Lapsi.al 27 March 2018
Kim bën deklaratën e rrallë për shqiptarin
Ne ende nuk e dimë me siguri se cili e mori famën prej tjetrit, ama diçka mund ta pohojmë me bindje: ata të dy janë një dyshe shumë e fuqishme në botën e showbiz-it botëror. Kim Kardashian, më e famshmja e klanit Kardashians, mamaja e tri fëmijëve, është njëherësh edhe një business woman me nuhatje të lindur për të bërë biznes në atë fushë që ajo njeh më mirë. Dhe gjithçka përkthehet në miliona euro të shtuara në llogarinë bankare Tashmë e fokusuar në brandin më të ri të bukurisë, i cili vjen si bashkëpunim me grimierin e njohur shqiptar Mario Dedivanoviç, Kim e ka "pagëzuar" këtë linjë me emrin KKW Beauty Line x Mario. E lumtur për këtë arritje të re, që siç duket po preferohet gjithnjë e më shumë nga shumë personazhe publik,nga studio të njohura të make up-it në botë, etj, ajo nuk e ka fshehur simpatinë edhe vlerësimin për bashkëpunëtorin e saj më të ngushtë në këtë projekt të ri. I talentuari super Mario është njeriu të cilit Kim dhe femrat e tjera të familjes Kardashians i besojnë portretet e tyre, gjatë përditshmërisë, por sidomos në evente e mbrëmje të ndryshme ku ato duhet të shkëlqejnë në çdo detaj tyrin. Por, duke marrë shkas nga kjo sipërmarrje e re, ajo nuk e ka fshehur entuziasmin dhe vlerësimin për grimerin e talentuar, për të cilin ka bërë një postim të dedikuar në rrjetet sociale. Ajo shkruan: "10 vite më parë kur u takuam, nuk e kisha ëndërruar se një ditë do të bashkëpunonim për të sjellë në treg produktet tona. Jam shumë krenare për këtë koleksion që ka tonet e preferuara për sytë dhe buzët. KKWXMario", e mbyll ajo postimin e saj.

Të këshilluara

Sergio Ramos, baba për herë të tretë

Fëmija i tretë i yllit të Real Madridit ka ardhur në jetë. Bëhet fjalë për Sergio Ramos, i cili është bërë baba për herë të tretë dhe lajmin e mirë ai e ka n...

16:11

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI