Flash

Marrëdhëniet me Greqinë/ “Çështja e paqenë e detit”, promovohet botimi i ri i diplomatit Shaban Murati

Lapsi.al 28 March 2018
Marrëdhëniet me Greqinë/ “Çështja e paqenë

Diplomati dhe publicisti i njohur, Shaban Murati nuk e dinte se negociatat me Greqinë për çështjen e detit do të rinisnin pikërisht në momentin kur ai do të publikonte librin e tij të radhës.

Botimi i ri që analizon marrëdhëniet dypalëshe me Greqinë dhe specifikisht “paktin detar” u promovua dje në kulmin e debatit politik për këtë çështje. Libri i dedikohet kryesisht negociatave dhe marrëveshjes së 9 vjetëve më parë, të cilën autori e përkufizon si një gabim diplomatik.

“Gjithë procedura e ndjekur në bisedime, gjithë dinamika e dosjes së detit të lënë shijen ose të jep përfundimin që aty ka pasur një bashkëfajësi apo një intrigë diplomatike të të dyja palëve”, - u shpreh ambasador Murati.

“Çështja e paqenë e detit një intrigë diplomatike greke apo shqiptare” dhe negociatat që do rinisin së shpejti ka ngacmuar reagimin e shumë diplomatëve të tjerë dhe historianë të pranishëm që dhanë opinionet e tyre nga duhet të nisin këto bisedime. Prof. Dr. Ksenofon Krisafi dhe ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Sokol Sadushi e vlerësuan librin e Muratit si një kontribut të vlefshëm në hapësirën diplomatike.

Fjalën hapëse e mbajti botuesi i njohur, Mehdi Gurra e më pas kontribuuan personalitete të tjera.

Ambasador Çlirim Çepani tha se: Burimet e mëdha naftëmbajtëse të zbuluara kohët e fundit në detin Jon vunë në lëvizje diplomacinë greke dhe lobet pro-greke ose kalin e Trojës.

Ndërsa, historiani i njohur Pëllumb Xhufi u shpreh se: Politika shqiptare ka punuar për ta heshtur apo për ta fshehur axhendën shqiptare në marrëdhëniet me shtetin grek.

Libri titullohet “Çështja e paqenë e detit: një intrigë diplomatike greke apo shqiptare?”. Ai është në shqip dhe në anglisht dhe në brendësi janë publikuar edhe dokumente të ndryshme nga arkivi i Ministrisë së Jashtme për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi që nga viti 1967.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI