Flash

Travis Scott anulon koncertin, paditet me shumën e majme

Lapsi.al 29 March 2018
Travis Scott anulon koncertin, paditet me shumën e majme

Një kompani eventesh argëtuese e quajtur “PJAM” ka deklaruar se ka paguar 150 mijë dollarë për reperin Travis dhe 10 mijë të tjera për rezervimin e këngëtarit me anë të agjentit të tij për një performancë në datën 3 shkurt në “Myth Nightclub”.

Në padinë e depozituar thuhet se kompania ka prenotuar dhe një avion privat për reperin gjithashtu thuhet se kanë shpenzuar shumë me promovimin e eventit ndërsa reperi Travis ka anuluar gjithçka pak orë më parë.Burimet të afërta me Travis Scott thanë për TMZ.com se anulimi ishte për shkak të motit të keq ndërsa në padinë e kompanisë “PJAM” thuhet se Scott nuk ka pranuar të paraqitej në event. Sipas TMZ, Travis Scott ka performuar atë natë në Las Vegas dhe më pas në eventin e “Super Bowl”, ndërsa sipas Kylie Jenner dyshja kishin festuar ardhjen në jetë të vogëlushes Stormi disa ditë më parë në datën 1 shkurt.

Ngelet e paqartë përse “PJAM” nuk e pranon arsyetim për detyrat që ka Travis si baba por gjithsesi kompania kërkon ti kthehen 150 mijë dollarët që ka paguar për reperin dhe gjithashtu kërkon dëmshpërblim për dëmtim të imazhit dhe pritje të reputacionit.

Të këshilluara

Tyra Banks pranon operacionin plastik

Tyra Banks ka pranuar se ka bërë një ndërhyrje në hundë gjatë vitit 1990. “Kam pasur disa eshtra në hundë që ishin më të mëdhenj”, shkroi super-modelja 44-vj...

12:43

DMX, dënim me burg sërish

DMX do të kthehet në burg edhe për 12 muaj të tjerë. Kjo ngaqë këngëtari është shpallur fajtor për evazion fiskal. Në adresimin e tij në gjykatë DMX ka marrë...

12:04

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI