Flash

Kronika / Lufta e ashpër e deklaratave Erdogan- Haradinaj

Lapsi.al 2 April 2018
Kronika / Lufta e ashpër e deklaratave Erdogan- Haradinaj

Ndryshe nga tradita e vasalitetit të liderve shqiptarë, kryeministri kokëshkretë i Kosovës Ramush Haredinaj po i përgjigjet dhëmbë për dhëmbë deklaratave të presidentit Turk Erdogan. Pas deportimit të gjashtë gylenistëve që u konsiderua një skandal në Kosovë dhe jashtë saj, tensionet mes tyre janë ndezur.

Erdogan, kur morri vesh se kryeministri i Kosovës doli kundër këtij akti madje pushoi nga puna ministrin e brendëshëm dhe shefin e sigurimit tha: “karriera jote politike do të përfundojë”, dhe shtoi se “për këtë jam i sigurt”. Madje ai nënvizoi se “vëllezërit e mi” kosovarë nuk do të pranojnë një kryeministër si ti.

Por, rast pas rasti, sa herë Erdogan ka ndërhyrë, Haradinaj nuk i’a ka lënë mangut përgjigjen.

“Unë asnjëherë s’kam ndërhyrë në punët e brendshme të Turqisë”, ka thënë ai.

“Për punët e shtëpisë s’ka me u pyet tjetërkush. i bëjmë ne, kur të duam ne. Le ta dinë të gjithë”, është shprehur së fundmi Haradinaj.

Por ky nuk është as deklarimi i parë dhe as i fundit. Me stilin e vet folkorik, Ramushi ka shkuar deri më aty sa t’i përmendë politikanit turk edhe Skënderbeun.

“Për Erdoganin kam shumë respekt, sepse është një lider që është dëshmuar disa herë. Mirëpo, kur përzihet në punët e drejtimit të shtetit të Kosovës, e madje duke më atakuar mua direkt, atëherë nuk e njoh. Dua t’ia rikujtoj se Skënderbeu zhvilloi një luftë triumfuese ndaj turqve, dhe se e njëjta mund t’i ndodhë sërish nëse ‘kruhet’ me ne”, deklaroi Haradinaj për Koha.net.

Një tjetër gjest që i ka ngritur me siguri nervat liderit autoritar të Ankarasë ka qenë edhe kjo fotografi.

Fotografia në Qeverinë e Kosovës që po e tërbon Erdoganin

Një ditë pasi u rrëmbyen dhe u deportuan në Turqi 6 gylenistët, familjarët e tyre kërkuan takim në Qeverinë e Kosovës. Aty u pritën nga Këshilltari i Haradinajt, Avni Arifi. Ky i fundit foli publikisht pas këtij takimi se do të hetohet rasti i dëbimit të tyre: "Me mbështetjen e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe të institucioneve përgjegjëse do të bëjmë ç‘është e mundur për hetimin dhe zbardhjen e së vërtetës lidhur me operacionin e ndërmarrë nga AKI në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ku janë ndaluar dhe deportuar 6 qytetarë turq”.

Lexo më tej:

Hurriyet shpjegon pse e kërcënoi Erdogani-Haradinajn

Komandantët vrasës të UÇK-së

As kjo lëvizje nuk e la indifferent Erdoganin. Ai e krahasoi e pritjen e familjarëve të gylenistëve në Qeverinë e Kosovës me pritjen që Presidenti i Francës Emannuel Macron i bëri anëtarëve të Forcave Demokratike të Sirisë, të dominuara nga kurdët, të cilët kanë luftuar kundër ISIS dhe përkrah forcave të koalicionit të udhëhequr nga SHBA’të, ku bënte pjesë edhe Franca.

“Me pranimin e familjarëve të tyre ti veprove njësoj si në Pallatin Presidencial në Francë. Turqia është shteti i dytë që e ka njohur Kosovën pas Amerikës, si munde ta bëjë këtë kundër Turqisë. Çfarë politike është kjo”, bërti Erdogan.

Pra sot mes Prishtinës dhe Ankarasë jemi në pikën kur Haradinaj i kujton Skënderbeun dhe rrefuzon ta thërasë vëlla Erdoganin, ndërsa ky i fundit thotë hapur se preferon Hashim Thaçin dhe e kërcënon Ramushin me përfundimin e shpejtë të karrierës.

©Lapsi.al

Lexo më tej:

Pas Kosovës radha e Shqipërisë. Plani i Erdoganit kundër gylenistëve

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI