Flash

Ushqimi i preferuar i Gisele Budchen janë donuts

Lapsi.al 2 April 2018
Ushqimi i preferuar i Gisele Budchen janë donuts

Gisele Bundchen adhuron petullat. E keni parasysh petullat amerikan super të skuqura dhe me shumë ngjyra, pikërisht ato.Në një intervistë për Wall Street Journal, modelja thotë se është në gjendje hajë edhe 10 të tilla përnjëherësh. Një trill intersante, duke patur parasysh ushqimin e saj rigoroz: pa sheqer, pa kripë, pa kafeinë, pa ushqime të paketuara apo perime jashtë stine.

Por petulla po. Herë pas here.

“I keni parasysh ato që quhen Munchkins? O zot, nuk mund të ha vetëm një.Por 10”, thotë ajo.

“Janë kaq të vogla. Është një kënaqësi e ndaluar”, rrëfen modelja, duke e treguar si një tekë të saj dhe të bashkëshortit Tom Brady që ka lindur që kur regjistruar djalin e madh Benjamin, 8 vjeç, në lojën e Hockey.

Mesa duket është pikërisht vogëlushi që ka nisur këtë traditë në familje, pasi i çonin një kuti me petulla në çdo stërvitje.

Rregullat e shtëpisë së Bundchen e Brady

Epo dihet pra, që petullat nuk janë çdo ditë në tavolinën e shtëpisë së modeles, ashtu si dhe celularët.

“Asnjë telefon, asnjë pajisje elektronike teksa hamë”, rrëfen Gisele e cila shpjegon se momentet e drekës dhe darkës janë të bashkimit të familjes, jo të ndarjes.

“Është gjëja më e rëndësishme për mua. Vijë nga një familje me tetë anëtarë, dhe ai ishte momenti më i bukur, kur uleshim të gjithë bashkë. Çdokush donte të fliste dhe babai im thotë “ngrije dorën”, vijon ajo.

Të këshilluara

Si i uroj pashkët Miley Cyrus (Foto)

Miley Cyrus suprizon gjithmonë me fotot apo videot që publikon. Stili i saj i veshjeve, muzika që ajo krijon janë ndryshe dhe vijnë tek publiku me një frymë tje...

14:48

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI