Flash

Diferenca ideale në moshë për lidhjet

Lapsi.al 5 April 2018
Diferenca ideale në moshë për lidhjet

Edhe pse mosha nuk është aspak problem kur dy njerëz e duan njëri-tjetrin, sërish ka raste kur kjo e fundit ndikon që dy partnerët ose të shkojnë mirë ose të kenë probleme. Diskutohet gjithnjë mbi diferencën ideale që duhet të kenë dy partnerë, në mënyrë që të jetojnë lumtur, por asnjëherë nuk ka një përgjigje konkrete për këtë fakt.

Kjo është arsyeja se pse pedagogët e universitetit të Emory-t kanë marrë iniciativën që të intervistojnë rreth 3000 çifte për të kuptuar se cila është diferenca më e mirë e moshës që mund të kenë.

Sipas rezultateve, diferenca perfekte e moshës për dy partnerët është vetëm një vit diferencë, ndërkohë që kjo ulet ndjeshëm te çiftet që kanë më shumë se 7 vite diferencë.

Gjithashtu, të njëjtët ekspertë kanë thënë se nëse një çift kalon dy vite bashkë mundësia për t’u ndarë është rreth 20%, çka i bën këto dy vite shumë kritike për marrëdhënien e dashurisë. Dashuria nuk njeh vite apo gjini. Gjëja më e rëndësishme është të shikojmë karakterin dhe jo kartën e identitetit të tjetrit. Në fund të fundit në qoftë se na bëjnë të ndihemi mirë, ç’rëndësi kanë vitet që na ndajnë.

Lidhja është një zgjedhje e ndërgjegjshme që bazohet në eros, dashuri, tërheqje dhe ndjenjë, dhe nuk mund të eleminohet nga asnjë diferencë moshe apo hollësira të tjera “teknike”.

Të këshilluara

Femrat kokëforta, partneret më të mira

Femrat janë krijesa të ndjeshme dhe një femër kokëfortë është përherë në sinkron me emocionet e tua. Ajo e di çfarë të emocionon dhe bën gjithçka për të të parë...

17:45

Pse të udhëtoni sa më shumë

Udhëtimet, njeriu i bën për arsye të ndryshme, por në këtë artikull do themi pse duhet të udhëtoni sa më shumë. 1. Largon stresin Nëse ndiheni në një peri...

17:40

Aksesorët, tendenca më in e këtij sezoni

Në pranverën e këtij viti ju duhet vëtëm një gjë: aksesorë. Nuk ka rëndësi se çfarë keni veshur; por mos harroni të vendosni qoftë edhe një aksesorë, pasi do e ...

13:45

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI