Flash

Zbythet Edi Rama, tërhiqet nga taksa

Lapsi.al 5 April 2018
Zbythet Edi Rama, tërhiqet nga taksa

Kur Edi Rama dha lajmin se do të tërhiqet nga taksa në Rrugën e Kombit, deputetëve socialistë i shpëtoi një duartrokitje në sallën gjysëm bosh të parlamentit. Më shumë se nga kënaqësia se do të kursejnë ca para kur të kalojnë në Rrugën e Kombit, duartrokitja e deputetëve ngjau me një çlirim nga presioni i ditëve të fundit, i krijuar nga pakënaqësia popullore që kulmoi me protestat e kuksianëve.

“Nuk do ta fillojmë sistemin e pagesës pa dhënë ndihmën më të mirë të mundshme për banorët e zonës. Është një punë e vështirë të parashikohet gjithçka përpara, pa pasur shifrat e 6 mujorit të parë, por ne ia detyrojmë këtë të gjithë njerëzve të asaj zone dhe duke bërë më të mirën e mundshme do të arrijmë të lehtësojmë barrën e tyre dhe ta bëjmë të funksionojë sistemi” u shpreh Rama që pranoi para deputetëve se nuk pati intuitën e duhur për të kuptuar pakënaqësinë që do të krijohej.

Megjithëse tërheqja do të jetë e përkohshme, Rama tha se taksa nuk do të nisë deri kur të përcaktohet sistemi që përcakton një pagesë më të ulët për banorët e zonës. Kryeministri kërkoi ndjesë në sallën e parlamentit ndaj kuksianëve, që pak ditë më parë i kishte quajtur vandalë dhe autorë të një dhune barbare.

"Ajo që duhet përsëritur nga ana ime qysh në krye të çdo diskutimi është vetëdija për përgjegjësinë time dhe tonën për pamjaftueshmërinë e shpjegimeve dhe të sqarimeve lidhur me këtë çështje. Nuk kemi bërë sa duhet jo se kemi qenë indiferentë apo kemi lënë me vetëdije në harresë impaktin negativ që me të drejtë ka shkaktuar kështu siç është paraqitur dhe manipuluar vendosja e pagesës në shpirtrat dhe mendjet e banorëve, por thjesht sepse nuk patëm intuitën e duhur për të kuptuar domosdoshmërinë e sqarimit të gjithë  kësaj çështjeje para se të vendosej sistemi i pagesës. Pse nuk e kemi bërë? Çfarë intuite na duhej që nuk e kemi patur? Sepse kemi pasur pakënaqësi, unë i pari dhe qeveria si e tërë për akumulimin e pakënaqësisë, sepse pa dashur të justifikohem, u kam kërkuar ndjesë publike banorëve të zonës dhe do t'jua kërkoj deri në fund sa herë të flas për këtë temë, por jemi nisur thjesht nga praktika ndërkombëtare dhe duke qenë ekperiencë e parë nuk ishim të përgatitur për çfarë mund të krijonte një risi e tillë nga pikëpamja psikologjike për njerëzit e painformuar dhe të vendosur në shënjestrën e opozitës për t'u përdorur si mish për top për axhendat e tyre" tha Rama.

Vendimin për të vendosur taksën, Rama e justifikoi me modelin e politikanit që ka vendosur të jetë, i atij që sakrifikon dhe shahet por merr vendime të drejta.

“Nuk ka ekzistuar një kryemistër apo një përfaqësues i popullit që të vendosi pagesa me dëshirë apo nga qejfi i vet, që të vendosi detyrime që nuk janë të domosdoshme. Nuk ka ekzistuar kjo.

Por kanë erkzistuar dy lloje, ata që preferojnë të duartrokiten duke gabiuar dhe duke ia lënë faturën njërezve duke preferuar rehatin në karrige apo ata që preferojnë të shahen në funksion të së nesërmes” tha Rama.

Të shtunën e javës së kaluar një grup qytetarët kuksianë dolën në protestë dhe shkatërruan të gjitha pajisjet e koncensionarit që kërkonte taksë për kalimin në Rrugën e Kombit.

23 kuksianë u arrestuan në mesnatë nga policia dhe 11 prej tyre janë ende në burg. Edi Rama i quajti vandal por duke parë pakënaqësinë që krijoi mbrojtja që i bëri taksës, ka vendosur se është më mirë për të që të zbythet.©Lapsi.al

Të këshilluara

Koment/ Çfarë treguan dënimet e kuksianëve?

Mjaftuan katër ditë që nga e shtuna, kur disa qindra banorë të Kuksit u ngritën në protestë kundër taksës së Rrugës së Kombit e deri të mërkurën kur 11 prej tyr...

15:42

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI