Flash

Lubonja: Dhuna, shkalla e fundit para një shpërthimi si ai i '97

Lapsi.al 6 April 2018
Lubonja: Dhuna, shkalla e fundit para një shpërthimi si ai i '97

Dhuna në rrugën e kombit dhe akti i mosbindjes civile, i ndërrmarë nga opozita, janë shkalla e fundit e cila mund të pasohet dhe nga një revoltë e madhe popullore, ashtu siç ndodhi në vitin 1997. "Nëse ato nuk dëgjohen ato mund të përshkallëzohen një një revotlë si pranvera arabe e Tunizisë pak vite më parë, apo si ajo që ndodhi në Shqipëri në 1997" ka thënë Fatos Lubonja, në një intervistë për rubrikën "Opinion" në News24.

Megjithëse mbetet idhtar i teorisë se nëse populli ngrihet i gjithi në këmbë dhuna mund të shmanget Lubonja ka shtuar: "Kjo revoltë duhet të jetë e të gjithëve, jo për të sjellë në pushtet Lulzim Bashën, por "për të shpëtuar fëmijët tanë"

Ai tha se  “Rama bëri tërheqje taktike për taksën në Rrugën e Kombit për shkak të dhunës që u krijua dhe frikës, por jo si pasojë e reflektimit. Është e gjithë struktura e qeverisjes së tij që nuk bëjnë gjë tjetër veçse bëjnë plane për të gënjyer dhe mashtruar shqiptarët”- tha Lubonja. Megjithëatë sipas Lubonjës ngjarjet e fundit nuk e rrezikojnë pushtetin e kryeministrit i cili është programuar të vazhdojë me të njëjtat metoda dhe prandaj rrezikon të sjellë një katrahurë. Por megjithatë "ekzistenca e çdo opozite sado e vogël apo e dobët të jetë ajo, është më mirë se të mos jetë fare" tha analisti, i cili parashikon vetëm dy rrugë, ose një bashkimtë madh të protestës të të gjithë shqiptarëve, ose eskalim në mjetet e dhunës.

©Lapsi.al

Lexo më tej:

Pse dhuna është e vetmja rrugë

Të këshilluara

Faktet / Rama korruptuesi më i madh i mediave

Kryeministri Rama sa herë është në hall ose sa herë kapet me presh në duar, përdor të njëjtën manovër për të dalë nga situata. Fajin e ka Saliu dhe mediat e kaz...

14:57

Zbythet Edi Rama, tërhiqet nga taksa

Kur Edi Rama dha lajmin se do të tërhiqet nga taksa në Rrugën e Kombit, deputetëve socialistë i shpëtoi një duartrokitje në sallën gjysëm bosh të parlamentit. M...

10:56

Koment/ Çfarë treguan dënimet e kuksianëve?

Mjaftuan katër ditë që nga e shtuna, kur disa qindra banorë të Kuksit u ngritën në protestë kundër taksës së Rrugës së Kombit e deri të mërkurën kur 11 prej tyr...

15:42

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI