Flash

Dasma mbretërore pa lidera politikë

Lapsi.al 11 April 2018
Dasma mbretërore pa lidera politikë

Dasmat mbretërore britanike janë zakonisht ngjarje të rëndësishme shtetërore, ku presidentët dhe kryeministrat e vendeve të ndryshme të botës janë të ftuar. Dasma e Princit Harry dhe Meghan Markle nuk do të jetë e tillë. Pallati Kensington ka lajmëruar të martën se çifti mbretëror nuk do të ftojë asnjë lider politik në event, bazuar në pozicion që ai/ajo ka, çfarë do të thotë se presidenti Donald Trump, dhe paraardhësi i tij Barack Obama nuk do të jenë prezent në dasmën e Meghan dhe Harry-t.

Madje as kryeministrja angleze, Theresa May nuk është parë si një e ftuar e denjë për dasmën e tyre. Ndërkohë vetëm miqtë personal të çifti do të jenë në Kështjellën Windsor në eventin e vitit më 19 maj. Sipas CNN, në ndryshim nga dasma e William dhe Kate në vitin 2011, kjo dasmë mbretërore është parë si një ceremoni private, prandaj çifti nuk e shikon të arsyeshme të ftojë politikanë në dasmën e tyre. CNN shkruan se mund të ketë disa lider politikë të ftuar, por kjo vjen në bazë të marrëdhënieve personale që Harry dhe Meghan kanë me to.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI