Flash

Aksident në Elbasan

Një aksident rrugor është regjistruar në qendër të qytetit të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur me një...

20:04

E paprecedent/ Ministri i Jashtëm godet me ujë deputetët

Lapsi.al 12 April 2018
E paprecedent/ Ministri i Jashtëm godet me ujë deputetët

Debati i ashpër dhe përplasja sot në Kuvend mes deputetëve bënë xhiron e mediave brenda dhe jashtë vendit. Shënjestra e protestës dhe sulmit të opozitës ishte kryeministri Edi Rama. Por ndonëse ndaj tij vërshuan qeset me miell e gjithfarë sendesh të tjera, Rama zgjodhi të bënte spektatorin.

Mbase duke mos dashur të agravonte situatën, por edhe sepse fundja s’kishte çfarë bënte tjetër. Ndërkohë ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati s’e kanë mbajtur nervat. Duke qenë pranë Ramës, mielli e ka prekur edhe atë.  Por në dallim nga Rama që qëndroi pasiv, Bushati bëri një gjest të paprecedentë në parlamentarizmin shqiptar dhe me siguri që nuk është parë në asnjë vend tjetër demokratik. Ministri i Jashtëm spërkati me ujë deputetët e opozitës. Si është e mundur që Ministri i Jashtëm i një vendi të sillet në këtë mënyrë? Për shkak të funksionit që ka, ai është fytyra e Shqipërisë nëpër botë.

Nga ana tjetër vendi është në një moment të rëndësishëm, duke pritur hapjen e negociatave me BE-në, ndërsa Ministri i Jashtëm bëhet protagonist i sherrnajave politike. Pasi skenat bënë xhiron në media dhe u komentuan gjerësisht, për të zbutur fajin e asaj që ndodhi, Bushati përdori të njëjtën strategji si Rama për rastin e ngjarjeve në Rrugën e Kombit. Ai kërkoi ndjesë për gjestin dhe e justifikoi atë me sulmet e opozitës.

“Dua të pranoj që në fillim se jam i keqardhur për reagimin tim instinktiv ndaj agresionit te ulët me miell, vezë e të tjera mjete rrethanore, nga grupi i pushtuesve të dhunshëm të foltores së Kuvendit, pa llogaritur lumin e të sharave vulgare! Kërkoj ndjesë qytetarëve per faktin që nuk arrita të ruaj gjakftohtësinë në ato kushte krejt të papranueshme për çdo mjedis publik, e lere më pastaj për një Kuvend demokratik”, tha Bushati përmes një deklarate për mediat.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI