Flash

Aksident në Elbasan

Një aksident rrugor është regjistruar në qendër të qytetit të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur me një...

20:04

VIDEO/ Kaos në kuvend për kuksianët e burgosur, kërkohet përjashtimi i Ramës

Lapsi.al 12 April 2018
VIDEO/ Kaos në kuvend për kuksianët e burgosur, kërkohet

Opozita bllokoi me forcë parlamentin në solidaritet me 11 kuksianët që u lanë në burg për protestën në Kalimash, ku u kundërshtua taksa për Rrugën e Kombit dhe për fjalët që kryeministri Rama tha në parlament për popullin që nuk ngrihej në protesta.

Që në fillim të seancës, deputetët e opozitës nxorrën pankartat ku shkruhej “Liro kuksianët” dhe “Arresto kriminelët”. Më pas ata bllokuan foltoren, ndërsa Rama u shfaq indiferent i ulur në vendin e tij të zakonshëm, me zv.kryeministren Senida Mesi në të djathtën e tij dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati në të majtë.

Pasi Lulzim Basha bllokoi foltoren, Flamur Noka dhe Klevis Balliu hodhën miell në drejtim të Edi Ramës dhe Ditmir Bushatit. Video më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=CGZTALnKic0&feature=youtu.be

Seanca u ndërpre disa herë, pasi Gramoz Ruçi përjashtoi nga seanca deputetët Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Ervin Salianji që kishte hedhur një shishe në drejtim të kryeministrit Rama.

https://www.youtube.com/watch?v=YlbTXEXZfb0&feature=youtu.be

Pasi ishte goditur disa herë më miell dhe shishe, ministri Bushati ka reaguar duke lagur me ujë deputetët e opozitës dhe pas këtij momenti situata është acaruar sërish.

Në një lidhje direkte nga Facebook, ish kryeministri Sali Berisha denoncoi nxjerrjen e kamerave jashtë parlamentit, ndërsa përsëriste se “për sa kohë ata (protestuesit) janë në burg, këtu s’ka parlament”.

Seanca është prishur totalisht kur të gjithë deputetët janë tërhequr nga fjalimet e tyre dhe Gramoz Ruçi e ka pasur të pamundur të vazhdojë.

Taulant Balla foli për politikanë të korruptuar që solidarizohen me gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar në dalje të kuvendit, ndërsa Edi Rama preferoi të dalë nga dera e pasme e parlamentit për t’u larguar.

Në komentin që bëri për gazetarët ish kryeministri Sali Berisha u shpreh: “Në emër të deputetëve të opozitës nxorën Edi ramin nga Kuvendi nga dera e pasme. Të gjithë kuksianet e dibranët e dinë çdo të thotë të largohesh nga dera e pasme apo dera e nevojtores”.

Të këshilluara

5 arsyet/ BE e tmerruar nga Viktor Orban

Viktor Orban fitoi bindshëm në zgjedhjet e përgjithshme të Hungarisë, duke siguruar një mandat të tretë për kryeministër. Rezultati do të trondisë të gjithë Bas...

18:28

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI