Flash

Portret/ Historia e Gjukanoviç, rikthimi si president i Malit të Zi

Lapsi.al 16 April 2018
Portret/ Historia e Gjukanoviç, rikthimi si president i Malit të Zi

Tërheqja nga jeta politike tashmë është harruar. Milo Gjukanoviç, politikani me jetgjatësinë më të madhe në Europë pas Biellorusit Alexandre Loukachenko, ka rigjetur pozitën e padronin të pakontestueshëm të Malit të Zi. Të dielën e 15 prillit ai u rizgjodh presidenti i vendit me 620 mijë banorë, duke fituar që në turin e parë 54% të votave. "Kjo është fitorja e të ardhmes europiane të Malit të Zi", tha ai menjëherë pas fitores për mbështetësit e vet.

Rivali i tij, Mladen Bojaniç (33,4 %), i cili përfaqësoi në këto zgjedhje një front opozitar që e kritikon Gjukanoviçin si të lidhur me krimin e organizuar dhe si një personalitet që i ndan qytetarët e vendit të tij më dysh, refuzoi ta përgëzojë gjashtë herë kryeministrin dhe një herë presidentin e vendit për fitoren duke e quajtur atë si suksesin e një njeri që ka kapur të gjitha institucionet.

Rikthimi i Gjukanoviçit në politikë, pasi ai shpalli tërheqjen prej saj, u bë në kushte krejt të ndryshme nga periudha kur ai vendosi të largohet. Në vitin 2016, pasi partia e tij fitoi zgjedhjet legjislative, opozita shpërtheu në protesta të forta. Shteti i vogël ishte tejtet i trazuar pas animozitetit që ngjalli në vend pranimi i Mali të Zi në NATO. Në këtë periudhë u konsumua edhe një tentativë për grusht shteti për të cilën Podgorica zyrtare akuzoi drejtpërdrejt Rusinë. Por tani situata duket krejt e ndryshme. Milo Gjukanoviç është shpallur bindshëm fitues dhe ai do të kërkojë të jetë pas disa vitesh politikani europian që ka qëndruar më gjatë në pushtet.

©Lapsi.al

Historia e një politikani që drejton vendin e tij prej tre dekadash:

Profil/ Rikthimi i Milo Gjukanoviç që synon presidencën e Malit të Zi

Të këshilluara

Të martën hapen negociatat. Po Tahiri?

Java që vjen do të jetë vendimtare për Shqipërinë sa i përket procesit të integrimit, pasi do të mësojmë çfarë do të ndodhë me hapjen e negociatave me BE-në. De...

20:48

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI