Flash

Çfarë tha Khloe Kardashian pas tradhëtisë së Tristian

Lapsi.al 19 April 2018
Çfarë tha Khloe Kardashian pas tradhëtisë së Tristian

Më shumë se kurrë, jeta e saj këto ditë ka qenë e mbushur me emocioneve të të gjitha ngjyrimeve. Nga zbulimi i papritur i tradhtisë të partnerit Tristian, vetëm tri ditë përpara se të sillte në jetë të bijën, tek statusi i ri i mëmësisë.

E quajti të bijën, True Thompson dhe ky emër u përfol jo pak në media, për faktin se ndoshta erdhi si një zgjedhje që hidhte poshtë çdo dyshim dhe çdo pakënaqësi në lidhje me partnerin e saj, i cili u shfaq në disa momente intime, duke u puthur në një night club me dy striptiste.

Portalet kanë "zier" këto ditë nga lajmet mbi çiftin e ri të prindërve të showbiz-it botëror, bashkë me dyshimet nëse ata vazhdojnë të jenë bashkë apo jo. Por, kur të gjithë presin gjithë sy e vesh për të mësuar gjësend më shumë rreth kësaj historie, ka reaguar më në fund protagonistja në fjalë, vet Khloe Kardashian. Këtë herë ajo nuk ka zgjedhur t'i jap publikisht përgjigje tymnajës së dyshimeve dhe thashethemeve të ngritura për të dhe Tristian, por ka preferuar që të mos i kursejë një super urim dhe dedikim të ndjerë të motrës, Kourtney e cila feston sot ditëlindjen.

Në urimin special të saj, Khloe ka shkruar: "Gëzuar ditëlindjen Kourtney Kardashian. Në gjithë jetën time, unë do e kisha gjetur një mënyrë për të të pasur ty përgjithmonë. Nuk mund ta imagjinoj jetën pa ty. Paç ditëlindjen më të bukur. Ti meriton më të mirën. Përgjithmonë dhe gjithmonë do të të dua"!

Të këshilluara

Çiljeta sjell bashkëpunim të ri me Noizyn

Çiljeta dhe reperi Noziy janë miq të mirë por edhe bashkëpunëtorë në muzikë. Hera e fundit kur dyshja ka ardhur me një bashkëpunim ka qenë më këngën “Gangsta Lo...

17:35

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI