Flash

Charlize Theron: "Sakrifica që më bëri të kaloj në depresion"

Lapsi.al 19 April 2018
Charlize Theron: "Sakrifica që më bëri të kaloj në

Sakrificat që aktorët bëjnë për të realizuar një rol janë të shumta dhe nga më të ndryshmet. Këto sakrifica mund t`ju kushtojnë shumë dhe mund të rrezikojnë edhe shëndetin e tyre. Një sakrificë të tillë ka bërë edhe aktorja e famshme Charlize Theron, për rolin e saj “Tully”.

Për të realizuar rolin e një nëne të rraskapitur që punon me orar të zgjatur, asaj i është dashur që të shtojë rreth 22kg. Ajo ka rrëfyer se i ishte dashur të hante ushqim jo të shëndetshëm edhe në mes të natës, në mënyrë që të fitonte peshë. Por kjo mënyrë ushqyerje ka ndikuar keq në shëndetin e saj mendor. “Ishte surprizuese për mua, po vuaja nga depresioni. Për herë të parë në jetën time po haja ushqime të pashëndetshme dhe po konsumoja shumë sheqer.Në fillim m`u duk argëtuese, por pas tre javësh nuk ishte më”, -është shprehur aktorja.

Theron ka treguar se donte të ndihej sa më afër me gruan që do të interpretonte dhe donte të ndjente atë që ajo ndiente. Ndryshimi në pamjen e saj është më se i dukshëm.

Të këshilluara

Ndërron jetë prezantuesi amerikan

Prezantuesi  Dale Winton, ka ndërruar jetë në moshën 62 vjeçare. Ish producenti i shfaqjes televizive amerikane Supermarket Sweep, vdiq në shtëpinë e tij të ...

12:20

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI