Flash

E pranojnë në The Voice UK,ambasada britanike i refuzon vizën këngëtarit (FOTO)

Lapsi.al 19 April 2018
E pranojnë në The Voice UK,ambasada britanike i refuzon vizën

Shumë të rinj, qofshin këta të famshëm apo jo, që kanë pasion muzikën e kanë ëndërr të jenë pjesë e kompeticionit të Simon Cowell, nr. 1 i konkurseve në Londër… sidomos në “X Factor”.

Dilan Reka e ka fatin ta prekë nga afër këtë mundësi.Ai ka postuar një foto ku shfaqet mesazhi i produksionit të “X Factor UK”, ku e e fton Dilanin të jetë pjesë e audicioneve në Londër, por ka një problem.Ashtu siç shkruan edhe vetë këngëtari, atij i është mohuar viza për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe për të marrë pjesë në këtë kompeticion.“Të pranohesh në X Factor për audicione dhe të të refuzohet përsëri viza, nuk e di! Jam tepër i revoltuar dhe i mërzitur me këtë fakt”, – shkruan Dilani. “Këta nuk e kuptojnë që nuk shkatërrojnë jo vetëm dëshirën time po të mijëra të rinjve që duan të bëhen dikushi dhe të ecin. Nuk kam fjalë. Bëra çmos dy vite me lekë të derdhura pafund dhe asnjë rezultat. Shpresojmë që çdo gjë e keqe ta ketë një të mirë. Do punoj fort për vendin tim dhe të sjell projekte të forta, kaq!”, – përfundon Reka. /Blitz.al/

Të këshilluara

"One Direction" drejt ribashkimit?! (Foto)

Grupi i famshëm i cili fitoi një famë ndërkombëtare duke fituar The X Factor, One Direction, është tashmë në pesë drejtime të ndryshme, por të gjithë pjesëmarrë...

18:37

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI