Flash

Flet vëllai i Meghan Markle: Fama e ndryshoi, është hipokrite

Lapsi.al 19 April 2018
Flet vëllai i Meghan Markle: Fama e ndryshoi, është hipokrite

Dasma mbretërore është vetëm një muaj larg dhe ndërkohë që duket se çdo gjë është gati, vëllai i Meghan Markle, Thomas rrëfën se është i prekur pasi Meghan ka refuzuar ta ftojë familjen në dasmën mbretërore. Ai u shpreh për Daily Mirror se fama e ka ndryshuar totalisht motrën e tij dhe se ajo i ka harruar rrënjët e saj dhe i ka ndërprerë kontaktet me familjen pasi u bë e famshme.Ai po ashtu deklaroi se Meghan po shtiret dhe po mundohet të portretizojë dhe të kopjojë princeshë Dianën. Thomas u shpreh: “Meg i pëlqen ta portretizojë veten si humanitare, një njeri dashamirës dhe bamirës, por ajo nuk është aspak e tillë me familjen e saj. Ajo po luan rolin më të bukur të jetës, është hipokrite. Ndoshta i vjen turp nga familja e saj. Kam lexuar se Meg do të jetë si Diana. Dianën e donte gjithë bota për shumë arsye. Kjo është ajo që Meg do, por nuk do të ndodhë. Ajo nuk është e vërtetë si Diana.”Ai u shpreh se po priste ftesën për në dasmë dhe se i kishte shkruar një letër të motrës, por nuk kishte marrë asnjë përgjigje mbrapsht.

 

 

Të këshilluara

Ndërron jetë prezantuesi amerikan

Prezantuesi  Dale Winton, ka ndërruar jetë në moshën 62 vjeçare. Ish producenti i shfaqjes televizive amerikane Supermarket Sweep, vdiq në shtëpinë e tij të ...

12:20

"One Direction" drejt ribashkimit?! (Foto)

Grupi i famshëm i cili fitoi një famë ndërkombëtare duke fituar The X Factor, One Direction, është tashmë në pesë drejtime të ndryshme, por të gjithë pjesëmarrë...

18:37

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI