Flash

Çfarë rregullash ka vendosur Festivali i Kanës

Lapsi.al 20 April 2018
Çfarë rregullash ka vendosur Festivali i Kanës

Festivali i Filmit i themeluar në vitin 1946, do të mbahet edhe këtë vit në Kanë, Francë. Festivali i 71-të i Filmit në Kanë është planifikuar të mbahet nga 8 deri më 19 maj 2018.

Slogani i këtij edicioni do të jetë: “Në Kanë vihet për të parë, jo për të të parë”. Kështu deklaroi një prej drejtuesve të Festivalit të Filmit, Thierry Fremaux, gjatë konferencës për shtyp, ndërsa citoi se "selfie" nuk do të lejohen të shkrepen në asnjë moment të këtij festivali. Gjithashtu, Pierre Lescure deklaroi: “Selfie-t? 9 në 10 prej tyre janë të shëmtuara. Nuk do të lejohen, sepse zbehin rëndësinë e tapetit të kuq”.

Festivali i Filmit në Kanë, në këtë edicion nuk do të lejojë as "selfie" dhe as filmat e "Netflix". Pasi ditë më parë, vetë Ted Sarandos pohoi se filmat e kësaj platforme nuk do të lejohen në këtë edicion, pasi nuk janë aq të suksesshëm sa priten të jenë.

Të këshilluara

Vin Diesel rikthehet në filmin "xXx 4"

Deepika Padukone është pjesë e kastit të 'XXx: Kthimi i Xander Cage' me Vin Diesel, Nina Dobrev, Roby Rose dhe Donnie Yen. Klip i shkurtër që ka dalë në intern...

20:02

Çiljeta sjell bashkëpunim të ri me Noizyn

Çiljeta dhe reperi Noziy janë miq të mirë por edhe bashkëpunëtorë në muzikë. Hera e fundit kur dyshja ka ardhur me një bashkëpunim ka qenë më këngën “Gangsta Lo...

17:35

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI