Flash

Pse nuk është modern "Opinioni" i Fevziut

Lapsi.al 20 April 2018
Pse nuk është modern "Opinioni" i Fevziut

Nga Sokol Shameti / Po e quajnë “modernizim” dhe “vlerë” në “Opinion” tek Blendi Fevziu zhveshjen e politikës nga thelbi dhe shndërrimin e saj në marrdhënie manipulative publike.

Por ky nuk është modernizim, sepse modernizmi është tregues i progresit. Ky është në fakt një proces zhvlerësues primitivizimi. Është hap regresiv.

Kalimi i politikës nga ideja, tek etiketizimi sipërfaqësor njëfjalësh, tek imazhi fotozhenik dhe tek ngjyra, është kthim mbrapa në foshnjërinë e politikës. Fëmija funksionon me koncepte të thjeshta simbolike, me imazhe dhe me ngjyra të forta. I rrituri jo.

Ky kthim i politikës në primitivitet, nuk i lë gjë mangut politikës primitive. Epokës së tejkaluar ku lideri i imponohet tribùsë jo përmes ndonjë elaborati mendimi, por përmes investimit fizik, një hap larg kafshërores. Përmes shtatit më të lartë, gëzofit më heroik, sokëllimës më jehuese, sëpatës më të fortë dhe dominimit më brutal të grave.

Të këshilluara

Hashim Thaçi dhe dhia e Izraelit

Një mik më befasoi me një porosi. Më shkroi se një stacion televiziv, për të cilin ai kishte shkruar se e favorizon PDK-në, e kishte paditur në gjyq dhe kishte ...

08:31

Erdogani dhe zemërimi i shqiptarëve

Reagime të fuqishme zemërimi shkaktoi te popullsitë shqiptare të Ballkanit operacioni i rrëmbimit prej shërbimeve sekrete të Ankarasë të gjashtë arsimtarëve tur...

13:32

Grusht shteti nga Albin Kurti

Grusht shteti nuk është vetëm marrja me dhunë e pushtetit. Grusht shteti është edhe kur me dhunë pengohet funksionimi kushtetues i shtetit demokratik. Gazi l...

18:17

Vajzat e TV-ve, material kurve

Kristina M */ Ndoshta e kam gabim sepse kam 22 vjet që jam larguar nga Shqipëria, por nuk e di përse gjithmonë e më shumë vajzat shqiptare - ato që shqiptarët n...

10:03

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI