Flash

Shkrumbohet fabrika e riciklimit në Tiranë, ishte gjobitur për sistemin e alarmit

Lapsi.al 22 April 2018
Shkrumbohet fabrika e riciklimit në Tiranë, ishte gjobitur për

Një shtëllungë e madhe tymi është ngritur këtë paradite në perëndim të Tiranës, në zonën ku u dogj një fabrikë riciklimi mbetjesh në Kashar. Flakët raportohet të kenë nisur rreth orës 10:00 të mëngjesit dhe zjarffikësve iu deshën më shumë se katër orë që të vinin në kontroll flakët.

Fabrika është e shkrumbuar totalisht. Nuk ka pasur të lënduar në njerëz, pasi në momentin që nisi zjarri punëtorët kanë dalë me shpejtësi jashtë dhe kanë lajmëruar zjarrëfikësit.

Retë e tymit janë përhapur në të gjithë Tiranën, ndërsa flakët rrezikuan edhe bizneset përreth. Pranë fabrikës është një karburant, një biznes tjetër i kompanisë Everest dhe studiot e Top Channel.

Fabrika që u dogj është në pronësi të Vullnet Hakës, kryetar i Shoqatës së Ricikluesve në Shqipëri.

Para një viti kompania ‘Everest’ u përfshi nga flakët dhe u gjobit për mos respektim të kushteve të sigurisë. Pavarësisht kësaj, edhe në rastin e dytë të zjarrit sistemi i alarmit nuk ka funksionuar thonë zjarrfikësit.

Pronari i fabrikës, Vullnet Haka është një personazh i njohur,për publikun, për shkak të lobimit pranë qeverisë për miratimin e ligjit për importin e mbetjeve në Shqipëri. Ambjentalistë dhe gazetarë kanë kundërshtuar importin e mbetjeve nga jashtë, me arsyetimin se shteti shqiptar nuk ka kapacitete të kontrollojë kompanitë ricikluese.

Zjarri që ra sot në Tiranë është një tjetër provë e mungesës së kontrollit. Kur shteti nuk i kontrollon dot sistemin e alarmit kundër zjarrit, si mund të kontrollojë mbetjet që do importohen dhe procesin do kryejnë për riciklim?

 

 

Të këshilluara

Topalli-Patozi: Basha shpalli vdekjen e PD-së

Një ditë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, drejt kryetarit Lulzim Basha kanë vërshuar akuzat lidhur me çështjen e statutit të ri të pa...

14:40

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI