Flash

Vetëm 22 vjeç por Dua Lipa zotëron një pasuri marramendëse

Lapsi.al 22 April 2018
Vetëm 22 vjeç por Dua Lipa zotëron një pasuri

Këngëtarja e famshme me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, është shfaqur mbrëmë me DJ e njohur Calvin Harris në emisionin e prezantuesit irlandez, Graham Norton. Aty u diskutua mbi hitet e sasj të fundit që po kryesojnë listat ndërkombëtare edhe këto kohë, “New Rules” dhe “IDGAF”,si dhe bashkëpunimi i saj më i fundit me DJ-in skocez “One Kiss”.

Dua Lipa ka qenë rregullisht pjesë në top lista që nga viti 2015. Në vitin 2015 ajo nënshkroi me “Warner Music Group” dhe në muajin gusht të po atij viti, Lipa publikoi këngën e saj të parë “New Love”, por hiti i saj i parë ishte “Be The One” i publikuar në tetor të 2015.

“Celebrity Net Worth” në një bilanc ka rrëfyer se, këngëtarja Dua Lipa vlerësohet se zotëron një pasuri prej rreth 3 milionë dollarësh. Ajo ka arritur tërë këtë pasuri nga shitjet rekorde, turnetë dhe duke punuar si modele. Pasuria e saj vazhdon të rritet edhe në skenën botërore pasi ajo ka marrë pjesë në turne edhe këtë vit.

Gjithashtu, Dua Lipa këtë vit në “Brit Awards” ka marrë dy çmime: “British Breakthrough Artist” dhe “British Female Solo Artist”, ndërsa vitin e kaluar ishte e nominuar për çmimin “Teen Choice Award for Choice Breakthrough Artist”.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI