Flash

Bill Gates: Çfarë do të bëja nëse do të fitoja vetëm 2 dollarë në ditë

Lapsi.al 23 April 2018
Bill Gates: Çfarë do të bëja nëse do të fitoja

Konsiderohet si një nga burrat më të pasur në botë, me 89 miliardë dollarë në asete. Por po sikur papritmas t'a gjente veten të varfër? Bill Gates, në një blog u ka shpjeguar lexuesve të tij se çfarë do të bënte nëse do të fitonte vetëm dy dollarë në ditë. Ndoshta , tha ai, do t’i përdorte ato për të rritur shpendët.

“Nuk ka një përgjigje të vetme, natyrisht, dhe varfëria ndryshon varësisht nga vendi. Por, falë punës me fondacionin tim, takova disa banorë të vendeve më të varfëra në botë që rrisnin pula dhe mësova shumë për pro-të dhe kundrat e mbajtjes së këtyre kafshëve. Për këdo që jeton në varfëri do të ishte mirë t’i kishte disa” - u shpreh Bill Gates.

Arsyeja e ka thënë menjëherë: pulat nuk kërkojnë burime të mëdha të blerjes dhe menaxhimit, ato janë të lehta për t’u mbajtur, dhe vezët e mishi janë ushqim shumë i mirë për njerëzit. Përveç kësaj, ato janë një investim i mirë sepse vazhdimisht gjenerojnë fitim.

“Imagjinoni një rritës që e fillon me pesë pula, mjafton një gjel i marrë hua mbase edhe nga një fqinj, dhe pas tre muajsh i njëjti mbarështues e gjen veten me 40 zogj, nëse të gjithë shiten me $ 5, fitimi do të jetë më shumë se $ 1,000 në vit”. 

Sipas Gates, gjelat dhe pulat gjithashtu janë të dobishme në dhënien e më shumë pushteti grave.

“Pulat janë të vogla dhe shpesh jetojnë pranë shtëpive, prandaj ato shpesh shihen si kafshë në kompetencë të grave”, tha miliarderi. “Gratë që shesin këto kafshë mund të riinvestojnë fitimet në familjet e tyre”. 

Fondacioni Bill dhe Melinda Gates, që ka ndihmuar pjesët më të varfra të popullsisë për vite me rradhë, është i angazhuar për përhapjen e këtyre kafshëve të çmuara për mbijetesë. Së bashku me Heifer International, një shoqatë që i jep bagëti familjeve në nevojë të planetit, fondacioni i Gates synon të ndihmojë të paktën 30% të familjeve afrikane sub-sahariane për të rritur shpendët.

Të këshilluara

Trendi i fundit për këtë verë

Duke qenë se detajet bëjnë dallimin, ky detaj nuk duhet të mungojë në garderobën tuaj këtë verë. Vijat i kemi përdorur në veshje prej kohësh, por k...

14:35

9 filmat ku seksi nuk ka qënë aktrim

Shumica e skenave me seks në filmat që shohim janë të rreme, por ka disa filma shumë aventureske të cilat kanë marrëdhënie seksuale të vërtetë. Po, aktorët e ka...

18:05

10 të vërteta shkencore 'të pabesueshme'

Shkenca është një sistem dijesh e njohurishë për ligjet e zhvillimit të natyrës dhe shoqërisë, e cila është formuar historikisht duke vëzhguar botën reale dhe j...

21:42

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI