Flash

Reagon Bes Kallaku: Po ndjek rrugën ligjiore për "Gulf"

Lapsi.al 23 April 2018
Reagon Bes Kallaku: Po ndjek rrugën ligjiore për "Gulf"

Falimentimi i kompanisë "Gulf" krijoi një zhurmë të madhe mediatike gjatë këtyre ditëve. Falimentimi solli një dëm prej 6 milionë eurosh shtetit shqiptar dhe konsumatorëve të cilët kishin përfituar nga oferta e javëve të fundit nga kjo kompani për të marrë tollona nafte me çmim mjaft të reduktuar.

Por në këtë zhurmë, shpesh është targetuar edhe aktori Bes Kallaku i cili në muajt e fundit ka qenë imazhi kryesor i kompanisë dhe shumë prej ndjekësve të tij në rrjete sociale, nga admirimi që kanë për Besin e kanë besuar fjalën e tij dhe kanë shkuar për të blerë tollona në “Gulf”. Kjo ka bërë që disa prej tyre të mendojnë se Besi ka qenë i përfshirë në këtë aferë dhe tashmë pas dy ditësh erdhi edhe sqarimi i tij në Instagram.

“Sqarim: Ju bëj me dije se kisha rënë dakord që unë të isha imazh i kompanisë “Gulf” për një kohë prej 7 muajsh duke filluar nga muaji dhjetor. Gjatë këtyre ditëve e kam marrë vesh nëpërmjet medias për falimentimin e kësaj kompanie. Nisur nga dëshira dhe keqdashja e disa portaleve që lidhin figurën time kur njësoj si të gjithë të dëmtuarit edhe unë jam pjesë e këtij dëmtimi të imazhit tim moral dhe ekonomik. Më vjen keq për çdokënd të dëmtuar dhe të mashtruar nga përdorimi i imazhit tim. Mirëkuptoj këdo. Gjithashtu edhe unë do ndjek rrugën ligjore. Zoti ju rujt!” – ka përfunduar Besi fjalën e tij në Instagram.

Të këshilluara

Del autopsia e Avicii-t, a ishte një vrasje?

DJ suedez Avicii u nda nga jeta ditën e premte në Oman. Për ndarjen e parakohshme të tij nga jeta u bënë dy autopsi të pavarura nga njëra-tjetra për të zbuluar ...

12:47

Kate Middleton, gati për të lindur sot

Catherine dhe Duka i Kembrixhit udhëtuan në Lindo Wing në Spitalin e Shën Marisë, Paddington, në qendër të Londrës mëngjesin e kësaj të hëne. Kensington Pala...

12:15

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI