Flash

Së shpejti "Paramaout" sjell filmin biografik të Elton John

Lapsi.al 23 April 2018
Së shpejti "Paramaout" sjell filmin biografik të Elton John

Studioja filmike amerikane “Paramount Pictures” dha miratimin e saj për të financuar një film për jetën e këngëtarit britanik, Elton John, ku rolin kryesor do ta ketë Taron Egerton (“Kingsman” dhe “Eddie The Eagle”).

Filmi biografik do të realizohet nga Dexter Fletcher, që ka realizuar gjithashtu filmin biografik “Bohemian Rhapsody” mbi jetën e një këngëtari tjetër britanik, Freddie Mercury të grupit “Queen”.

“Skenari është shkruar nga Lee Hall, autor i skenarit të ‘Billy Elliot’”, theksoi një zëdhënës i ”Paramount” duke konfirmuar një informacion të faqes në internet, Deadline.

“Fillimi i xhirimeve është parashikuar këtë verë”, theksoi Paramount në lidhje me filmin me metrazh të gjatë prodhuar nga “Marv Films” dhe “Rocket Pictures”, shoqëria e produksionit të Elton John, që i është bashkuar projektit.

Këngëtari, 71-vjeçar, njoftoi në fund të muajit janar se do të zhvillonte, duke nisur nga shtatori, turneun e fundit botëror, që do të numërojë rreth 300 data dhe do të përfundojë në vitin 2021.

Në më shumë se 50 vite karrierë, Elton John ka shitur më shumë se 250 milionë disqe.

Të këshilluara

Kendall Jenner në lidhje me DJ e famshëm

Kendall Jenner ka qenë e pranishme në Coachella dhe mediat ndërkombëtare po vlojnë nga shkrimet rreth faktit se bukuroshja është kapur mat nën shoqërinë e Dj të...

18:05

Eminem, 10 vite larg alkolit

Për një periudhë të gjatë, reperi ka luftuar me alkoolin dhe me përdorimin e medikamenteve dhe në vitin 2005 ai u regjistrua në një qendër rehabilitimi në të ci...

17:28

Kate Middleton sjell në jetë djalin (FOTO)

NJoftimi i shumëpritur ka ardhur: “ Në orën 11:01 ka lindur një djalë. , i cili është fëmija i tretë i Kate dhe William. Dukesha dhe foshnja i cili peshon 3.8kg...

15:28

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI