Flash

Psikiatri i njohur: Facebook duhet mbyllur, është streha e njerëzve të frustruar!

Lapsi.al 24 April 2018
Psikiatri i njohur: Facebook duhet mbyllur, është streha e

Facebook duhet mbyllur. I këtij mendimi është Vitorino Andreoli, psikiatër, shkrimtar dhe drejtues i Departamentit të Psikiatrisë në Verona-Soave, po ashtu edhe anëtar i Akademisë së Shkencave të Nju Jorkut. Në një intervistë për “Il Giornale”, Andreoli nuk i kursen kritikat ndaj rrjeteve sociale, që i konsideron e keqja e kohëve moderne.

“Facebook duhet mbyllur. Ne kemi humbur individualitetin, besojmë se kemi një fuqi që në të vërtetë nuk ekziston. Individi nuk është te ajo që tregon aty, por në atë që nuk thotë. Ndërsa mediat sociale na shtyjnë të themi gjithçka, duke na banalizuar. Rrjetet sociale janë një nevojë për të ekzistuar sepse kemi vdekur. Ato krijojnë një mjedis kompensues për njerëzit e frustruar. Kur nuk dimë të bëjmë dallimin mes virtuales dhe reales, atëherë kjo është diçka e rrezikshme. Realiteti virtual shtrihet edhe në jetën reale, hyn në shtëpitë tona”, thotë ai.

Andreoli thotë se më të brishtë ndaj këtij fenomeni janë të rinjtë.

“Jam shumë i shqetësuar. Nuk jemi në gjendje t’i ndihmojmë. Mungojnë shembujt e prindërve, që edhe ata kanë nevojë të mos ndihen të frustruar. E keqja nuk është kurrë në numrin shumës. Ka diçka që nuk shkon në nivelin social”, thotë ai.

Për psikiatrin e njohur, sëmundja më e përhapur nuk është depresioni. Ai i shton diçka më shumë këtij pohimi. “Është të ndierit i palumtur, fatkeq. Si mund të jemi të lumtur? Ne jetojmë në frustracion, që akumulohet dhe gjeneron zemërim. Dhe ky i fundit gjeneron dhunë”, thotë ai.

Sipas tij, një nga “patologjitë” që mbërthejnë njeriun modern është mania për pushtet. “Pushteti është sëmundje sociale”, thotë ai.

Edhe në lidhje me lumturinë, Andreoli ka një qëndrim tjetër nga ai i zakonshmi.

“Unë vetë jam një i palumtur i gëzuar. Lumturia ka të bëjë me unin, është perceptimi që dikush ka përballë diçkaje pozitive që ka të bëjë me të. Ndërsa gëzimi na përket neve, korit. Është diçka kolektive, jo egoiste. Pikërisht ky (gëzimi) është i mundur”, thotë ai.

Të këshilluara

Trendi i fundit për këtë verë

Duke qenë se detajet bëjnë dallimin, ky detaj nuk duhet të mungojë në garderobën tuaj këtë verë. Vijat i kemi përdorur në veshje prej kohësh, por k...

14:35

9 filmat ku seksi nuk ka qënë aktrim

Shumica e skenave me seks në filmat që shohim janë të rreme, por ka disa filma shumë aventureske të cilat kanë marrëdhënie seksuale të vërtetë. Po, aktorët e ka...

18:05

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI