Flash

Analiza e gazetes Ta Nea/ Ku ngjan Tsiprasi me Ramën?

Lapsi.al 25 April 2018
Analiza e gazetes Ta Nea/ Ku ngjan Tsiprasi me Ramën?

Kryeministri grek nuk është më revolucionari i majtë që ndezi shpirtrat e trazuara të grekëve të cfilitur nga kriza. Vitet e gjata të pushtetit e kanë kthyer në një manovrator politik që po bën gjithçka për të mbijetuar në pushtet. Ndërkohë që sondazhet e fundit e nxjerrin kryeministrin e Syrizas 13 pikë mbrapa opozitarëve të Nea Demokracias, gazeta greke Ta Nea (version anglisht) i ka kushtuar një editorial shefit të ekzekutivit grek ku vë në dukje notat e autoritarizmit në rritje, kontrollit të mediave dhe të zbulimit të armiqve të brendëshëm. “Kushdo që nuk njeh sukseset e tyre (syrizas)nuk është thjeshtë një armik, por ai shënjestrohet, fyhet dhe keqtrajtohet publikisht me metoda të denja për rregjimet totalitare” shkruan e pëeditshmja greke e cila shton: “Ata përdorin të gjitha lloje të makinacioneve të errëta dhe kërcënimeve për të nënshtruar mediat, manipuluar botuesit dhe gazetarët. Ndërsa ata që nuk pranojnë të nënshtrohen, janë shpallur armiq që i prishin punë të ardhmes së kombit”.

Lexo me tej:

Sondazhi / Tsipras po rëshket drejt humbjes së pushtetit

“Kathimerini” zbulon arsyen e shtyrjes së vizitës së Tsipras në Tiranë

Ky koment i gazetës Ta nea u bë pasi të hënën, Aleksis Tsipras shpalli një “front të zi” të përbërë nga “gjithçka është e kalbur dhe e korruptuar në vend” ku bëjnë pjesë opozita dhe mediat.

Njësoj si Edi Rama i cili pasi i shpërthyen skandalet e para me drogën dhe korrupsionin, shpalli frontin e të keqes, sulmoi opozitën dhe mediat që punojnë kundër interesave të vendit, u mundua të agresojë, fyejë dhe zhvlerësoi çdokënd që i dilte kundër, po vepron sot edhe Aleksis Tsipras.

Me sa duket janë sindroma të fund pushtetit. Prandaj gazeta Ta Nea komenton: “Ata kultivojnë polarizimin, fyejnë pa pikë turpi dhe minojnë institucionet sepse është e vetmja gjë që dinë të bëjnë. Ata nuk mund të bindin më askënd, sepse kanë humbur prej kohësh kredon morale që përdorën për të ardhur në pushtet”.

©Lapsi.al

Lexo me tej:

Cipras, radikali që po shndërrohet në socialdemokrat

Cipras e “shiti” shpirtin për hir të pushtetit

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI