Flash

A po rikthehet "EMDrive", projekti mund të na çojë në galaktika të tjera?

Lapsi.al 26 April 2018
A po rikthehet "EMDrive", projekti mund të na çojë

Nëse funksionon, sistemi "EMDrive" do të mundësonte udhëtimin në hapësirë me shpejtësi që i kemi parë vetëm në filma fantastiko-shkencorë deri tani.

"EMDrive" ishte një projekt i NASA-s shumë vite më parë, por u la pas dore pasi shumë shkenctarë e cilësuan si një çmenduri dhe të pamundur realizimin e tij, pasi shkonte përkundër ligjeve të fizikës.

Por si funksionon ky sistem?

“EMDrive” vendoset në lëvizje përmes fushës elektromagnetike të prodhuar nga një pajisje e posaçme, që konverton energjinë elektrike në forcë shtytëse pa pasur nevojë për një raketë shtytëse që përdoret aktualisht.

Shkenctarët gjermanë të Universitetit të Teknologjisë në Dresden e kanë studiuar sërish këtë sistem dhe kanë arritur në përfundimin se është i realizueshëm. Kjo ide, sipas tyre, do të revolucionalizonte udhëtimin në hapësirë.

“Duhen ndërmarrë testime të mëtejshme për të studiuar mënyrën e ndërveprimit magnetik dhe lidhjet e tyre. Hapi tjetër do të jetë një mburojë magnetike, më tepër testime në vakuum dhe modele më të përparuara EMDrive”, - u shpreh Martin Tajmar, profesor i Universitetit të Dresdenit, që prezantoi punën e tij në Institutin Amerikan të Aeronautikës në Orlando.

Grupi i studiuesve gjermanë thonë se ky sistem udhëtimi redukton në vetëm 4 orë kohën e përshkimit të distancës Tokë-Hënë dhe për 100 vjet për në Alpha Centauri.

Mbi këtë koncept nuk kanë punuar vetëm shkencëtarët gjermanë dhe amerikanë. Britanikët, francezët, kinezët e rusët prej dekadash vijojnë hulumtimet, por asnjëherë nuk kanë përparuar sa pretendimet e studiuesve të Dresdenit.

Të këshilluara

Mosha ideale për martesë

Një analizë nga Nicholas Wolfinger, një sociolog në Universitetin Utah, sugjeron se pas një moment të caktuar, nëse jeni martuar në fillim të 20’-ave, rreziku n...

17:55

Gabimet që s'duhet të bëni në snapchat

Snapchat është aplikacion i këndshëm, – përsa kohë e përdorni siç duhet. Është në dorën tuaj ta bëni Snapchatin tuaj sa më interesant ose të mërzitshëm, që në v...

17:15

Prerja e re e flokëve për këtë verë (FOTO)

“Pixie” si prerje t’i thekson tiparet e fytyrës më mirë se variacionet e tjera të flokëve të shkurtra, të thekson mollëzat dhe t’a fut fytyrën në kornizë. Ky m...

15:34

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI