Flash

“Seks në zyrë për 3 vite me rradhë!”, si e dënonte Enver Hoxha imoralitetin në vitin '73

Lapsi.al 26 April 2018
“Seks në zyrë për 3 vite me rradhë!”, si e

Një dokument i Sigurimit të Shtetit në vitin 1973 ka hedhur dritë mbi mënyrën me të cilën “procedonte” Partia Komuniste e Enver Hoxhës, me rastet e skandaleve seksuale në zyrat e shtetit.

Dokumenti, i publikuar nga ish drejtuesi i arkivit në Ministrinë e Brendshme Kastriot Dervishi, tregon për rastin e një punonjësi të njëri prej komiteteve të shumta të partisë dhe daktilografistes së atij komiteti, ku kjo e fundit ishte grua e martuar.

Në dokument, shkruhet se është mësuar nga “Partia” se instruktori i partisë dhe daktilografistja nuk kryenin detyrën e shenjtë të mësimit të Marksizëm- Leninizmit, por në të kundërt, kryenin akte imorale në zyrën e partisë.

Për më tepër detaje lexoni postimin e Dervishit:

1973/Imoralitet në komitetin e partisë

Kush ka dëshirë të lexojë se çfarë bëhej në kartotekën e një komiteti partie, midis instruktorit të partisë dhe daktilografistes së atij komiteti, bashkëlidhur gjen infon përkatëse. Komitetet e Partisë së Punës ishin strukturat vendore të kësaj partie dhe vepronin në bazë territori (rrethi kryesisht). Organi udhëheqës i tyre ishte Byroja, e cila përbëhej nga krerët më të lartë të pushtetit të rrethit. Brenda komitetit vepronte një aparat i cili imitonte në formë të vogël aparatin e Komitetit Qendror të Partisë së Punës. Ky aparat, përveç punës ideologjike që bënte dublonte punët e qeverisjes. Gjithë ditët shkonin kot duke sajuar raporte të kota e pa lidhje.

Nga ky stil pune, shumë herë në orarin e punës, zyrat përdoreshin edhe për gjëra të tjera, pikërisht atëherë kur idili i dashurisë së instruktorëve ndizej më shumë se kurrë. Në një komitet partie në vitin 1973 punonin një instruktor dhe një daktilografiste. Kjo e fundit kishte edhe burrin shofer të sekretarit të parë të komitetit të partisë. Në mënyrë të fshehtë, instruktori dhe daktilografistja nuk po bënin punët që u kish ngarkuar partia. Rasti u bë shembull. Por të tilla që nuk u bënë shembuj kishte me qindra.

Sipas raportit të Prokurorisë së Përgjithshme, instruktori për një periudhë prej 3 vjetësh mbante marrëdhënie me daktilografisten, duke anashkaluar detyrat që partia i kishte ngarkuar për edukimin marksist-leninist të masave. Më 17.3.1973 dy sevdallinjtë u gjetën të mbyllur në kartotekën e komitetit të partisë, pikërisht aty ku mbaheshin larg syve të armikut dosjet e kuadrit komunist.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI