Flash

'Vettingu' në radhët e PS-së, alibia e Ramës për të mbuluar keqqeverisjen

Lapsi.al 28 April 2018
'Vettingu' në radhët e PS-së, alibia e Ramës

“Nuk ka zgjedhje të parakohshme në qershor. Do shkarkojmë ministrat”. Kështu është shprehur sot kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, duke u ‘ngrirë’ buzëqeshjen anëtarëve të kabinetit të tij.

Por kjo deklaratë ngjan më shumë të jetë një lëvizje taktike për të shmangur përgjegjësinë nga vetja. Si gjithmonë Rama kërkon një ‘armik’ tek i cili të shkarkojë të gjithë barrën e keqqeverisjes, korrupsionit, krimit të organizuar dhe mbase dështimit me hapjen e negociatave në qershor, kur në fakt dihet se përgjegjësia kryesore për gjithçka i takon vetëm atij.

Për dështimet e mandatit të tij të parë ai fajësoi LSI-në, ndërsa për keqqeverisjen përgjatë këtij viti të fundit, Rama do bëj me faj ministra e drejtorë të ndryshëm. Vetëm kështu mund të lexohet ajo cfarë u tha sot në mbledhjen e Asamblesë së PS-së.

“Nuk do të ketë zgjedhje në fund të qershorit. Duhet të hapim çdo mëndje për të dëgjuar dhe çdo zemër që është mbyllur. Nëse ne shohim sot sondazhet, ne nuk kemi nevojë të bëjmë asgjë, mjafton të jemi gjallë dhe fitojmë zgjedhjet. Mirëpo ky nuk është qëllimi ynë sepse ne kemi marrë përsipër të ndryshojmë Shqipërinë. Në shtator do të bëjmë analizën se cilët ministra duhet të ndryshojmë. Cilët ministra dhe drejtorë nuk kanë bërë siç duhet detyrën”, tha Rama, duke shtuar gjithashtu se do të ketë edhe largime nga Kryesia e PS-së, si dhe nga kryetarët në rrethe.

E gjithë kjo që deklaroi sot kryeministri, ku përfshihet edhe një ‘votëbesim’ paraprak nga qytetarët për kryebashkiakët e PS-së, në mënyrë që ata të rikonfirmohen si kandidatë për zgjedhjet e ardhshme, ngjan si një lloj ‘vettingu’ në radhët e socialistëve.

Por me dallimin, se ky ‘vetting’, i duhet Ramës vetëm për të nxjerrë veten e vet ‘faqebardhë’ nga keqqeverisja dhe për të ngritur gishtin e fajtorit tek të tjerët. Rama po e përdor këtë ‘spastrim’ jo si shqetësim real i një Kryeministri, por si manovër për të larguar vëmendjen nga korrupsioni, taksat e larta, papunësia dhe dështimi i mundshëm në qershor për hapjen e negociatave.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI