Flash

Arrestohen 3 shqiptarë në Greqi, policia i kap me 45 kg kanabis

Lapsi.al 30 April 2018
Arrestohen 3 shqiptarë në Greqi, policia i kap me 45 kg kanabis

3 shqiptarë ka vënë në pranga policia greke. Ata ishin pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë. Mediat raportojnë se shqiptarët e arrestuar janë të moshave 25, 41 dhe 49 vjeç, të cilët prej kohësh shpërndanin drogë në disa lagje të Athinës. Në momentin që u arrestuan atyre u sekuestrua një sasi prej 45 kg kanabis, për të cilën hetuesit thonë se kishte ardhur nga Shqipëria. Për këtë grup, policia greke ka dyshime se ka trafikuar sasi të mëdha droge nga vendi ynë në drejtim të Greqisë, ndërsa hetimet janë shtrirë për të parë nëse ka edhe persona të tjerë të përfshirë. Po ashtu, policia ka sekuestruar edhe 1650 Euro dhe 2400 Lekë, ndërsa deri tani nuk dihen emrat e tyre.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI