Flash

E vërteta për rritjen e çmimit të bukës, OSHEE sqaron pretendimet

Lapsi.al 30 April 2018
E vërteta për rritjen e çmimit të bukës, OSHEE sqaron

Referuar disa raportimeve në media dhe pretendimeve të shoqatave të prodhuesve të bukës, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sqaron se nuk ka asnjë ndryshim tarifash të energjisë elektrike.

Ato janë përcaktuar nga Enti Rregullator i Energjisë që në fund të vitit 2017 dhe janë në fuqi.

Pretendimi i disa prodhuesve të bukës qëndron në faktin se kërkojnë të tarifohen si furra buke edhe ato pika që jo vetëm prodhojnë bukën por edhe tregtojnë produkte të tjera që nuk kanë lidhje me funksionin primar.

Enti Rregullator i Energjisë ka përcaktuar saktësisht trajtimin me tarifë të diferencuar dhe të ulur vetëm ato furra buke që funksion të tyre kanë prodhimin dhe shitjen e bukës.

Furrat që tregtojnë produkte të tjera përveç bukës nuk janë përfshirë nuk mund të përfshihen në këtë kategori. Drejtori i divizionit tregtar në OSHEE, Elton Sevrani, ka sqaruar gjithcka në një intervistë për TCh.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI