Flash

Studimi/ Si mund të mbani mend ëndrrat

Lapsi.al 30 April 2018
Studimi/ Si mund të mbani mend ëndrrat

Shkencëtarët pohojnë se konsumimi i një vitamine që gjendet në banane, tuna dhe avokado mund t’iu ndihmojë njerëzve t’i mbajnë mend ëndrrat.

Këto hulumtime të reja nga Universiteti Adelaide, të publikuara në revistën ‘Perceptual and Motor Skills’, kanë analizuar efektet e konsumimit të dozave të larta të suplemenve të vitaminës B6 në 100 pjesëmarrës.

Gjysma e pjesëmarrësve kishin konsumuar 240mg vitaminë B6, sasi e barabartë me 558 banane, menjëherë para se të flinin për pesë net radhazi, ndërkaq gjysma tjetër kishin konsumuar pilula placebo.

Kështu, rezultatet treguan se ata të cilët kishin përdorur suplemente të vitaminës B6 kishin mbajtur 64.1% më shumë ëndrra, kishin raportuar për kualitet më të mirë të gjumit dhe ishin ndjerë shumë pak të lodhur kur ishin zgjuar nga gjumi.

Megjithatë, pavarësisht këtyre hulumtimeve, udhëzimet e ekspertëve shëndetësorë tregojnë se nuk duhet të konsumohen sasi të mëdha të kësaj vitamine në baza të rregullta sepse mund të shkaktojnë dëme të ndryshme.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI