Flash

Intervista video/ Rama merr krahun e Erdoganit kundër Gylenistëve

Lapsi.al 1 May 2018
Intervista video/ Rama merr krahun e Erdoganit kundër Gylenistëve

Pasi e ka quajtur Erdoganin vëlla, pasi e ka shpallur Turqinë aleat strategjik, pasi ka kërcyer në dasmën e vajzës së sulltanit të ri otoman, pas i ka shkuar pas në votimin antiamerikan për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, Edi Rama është rreshtuar me presidentin turk edhe në konfliktin që e ndan atë me vëllain armik, Fetullah Gylen.

I futuar dje në studion e Ilva Tares, Edi Rama i ka quajtur gylenistët një rrjet të rrezikshëm të cilët Shqipëria i mban nën vëzhgim. Ai nuk ka përmendur asnjë herë as emrin e klerikut që strehohet në Pensilvani, as atë të fondacionit të tij FETO, por gjithçka bëhet e qartë sepse pyetja e gazetares ishte direkt për gylenistët dhe se dihet se kë akuzon Erdogani për grushtin e shtetit të korrikut 2015.

Për herë të parë Rama ka çuditur me përgjigjet e tij. I pyetur për rrjetin FETO ai e ka quajtur atë një organizëm që tentoi përmbysjen e një pushteti të zgjedhur, me rrugën e dhunës dhe të armëve. Ai e quajti atë “një rrjet i rrezikshëm” dhe shtoi se shteti shqiptar i mban ata në vëzhgim.

Lexo më tej:

Erdogan kërkon ekstradimin e 450 “gylenistëve” nga Shqipëria

Pas Kosovës radha e Shqipërisë. Plani i Erdoganit kundër gylenistëve

Hija e Erdogan në Tiranë/ Shitet për 10 milionë euro kolegji Turgut Oza që financohej nga Gylen

Por, problemi është se përpos akuzave të Erdoganit, Gyleni i ka mohuar me këmbëngulje aludimet për implikimin e njerëzve të tij në grushtin e shtetit ku mbetën të vdekur 250 qytetarë. Të njëjtin qëndrim e ka mbajtur deri më tani edhe SHBA dhe BE, të cilët nuk i kanë quajtur të besueshme përfundimet e një regjimi aspak demokratik si ai që mbretëron në Ankara.

Por, pa pyetur për to, Rama ka marë i vendosur anën e së vërtetës së Erdoganit. Megjithatë kur gazetarja ka këmbëngulur nëse do të përsëritet skenari kosovar i ekstradimit të gylenistëve? A i është kërkuar ai kryeministrit shqiptar dhe a do ta bënte ai një gjë të tillë?, Rama ka refuzuar të përgjigjet.

Kujtojmë se edhe SHBA edhe BE e dënuan me forcë skenarin e kurdisur në Prishtinë nga Hashim Thaçi, duke u shprehur hapur kundër vullnetit diktatorial të sulltanit të ri të Stambollit.

©Lapsi.al

https://www.youtube.com/watch?v=g8NZAs76Mm4&feature=youtu.be

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI