Flash

Aksident me 3 viktima në Kurbin, flet dëshmitari: Tre të rinjtë qëndruan mbi 2 orë në kanal

Lapsi.al 2 May 2018
Aksident me 3 viktima në Kurbin, flet dëshmitari: Tre të

Një ditë më parë në Kurbin humbën jetën 3 të rinj nga një aksident me makinë, ngjarja ndodhi në fshatin Adriatik. Viktimat janë Juli Margjini 22 vjeç, Simon Kaza 20 vjeç dhe Bert Marku 17 vjeç. Rruga nuk ka asnjë sinjalistikë, ndërsa shkak për aksidentin është bërë një kthesë e fortë. Makina ishte me shpejtësi, njëri nga djemtë e rinj që ishte në timon nuk arriti që të frenonte duke përfunduar në kanal.

Njëri nga banorët e zonës, thotë për Report Tv se arriti në vendin e ngjarjes në kohën kur ndodhi aksidenti, ndërsa tre të rinjtë qëndruan mbi 2 orë në kanal deri kur makina u nxor nga një ekskavator dhe zjarrfikësja preu hekurat për të nxjerrë të rinjtë nga makina. Ai thotë se kjo kthesë është bërë burim i shpeshtë aksidentesh tashmë cilësohet si ‘kthesa e varrezave’.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI