Flash

Eleni Foureira dhe Eugent Bushpepa bëjnë shqiponjën në Eurovizion

Lapsi.al 2 May 2018
Eleni Foureira dhe Eugent Bushpepa bëjnë shqiponjën në

Është shumë interesant fakti që janë plot 3 persona që përfaqësojnë shtete të ndryshme në festivalin më të madh të këngës Europiane, Eurovision Song Contest. Eugent Bushpepa është këngëtari që do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë konkurrim, mirëpo janë edhe dy këngëtarë të tjerë që edhe pse shqiptarë, do të përfaqësojnë dy vende të tjerë. Është Eleni Foureira që do të ngrejë flamurin e Qipros dhe Ermal Meta që do të ngrejë flamurin e Italisë.

Në fillim kur doli lajmi që Eleni, një shqiptare, do të përfaqësonte Qipron në këtë festival, nuk u prit mirë pasi dolën lajme se ajo nuk e pranonte origjinën e saj. Mirëpo gjithçka mbeti në kuadër të një thashethemi. Eleni ka treguar me shumë krenari që është shqiptare në disa raste. Kujtojmë këtu një intervistë për blogun që ndjek nga afër Eurovision, “Wiwiblogs”.

Nga ana tjetër është vetë Eugent Bushpepa e ka përforcuar edhe më shumë këtë fakt. Eugenti ka nxjerrë një foto në faqen e tij në Instagram ku ka dalë sëbashku me Elenin dhe të dy bëjnë shqiponjën me duar.

“Ajo e ndezi me të vërtetë skenën e Eurovision-it” – shkruan Eugenti për këtë foto. Shpresojmë që së shpejti, Eugenti së bashku me Ermalin dhe Elenin të bëjnë një foto të tre, ku me krenari të tregojnë se cila është origjina e tyre.

Të këshilluara

Selena Gomez së shpejti me hitin e rradhës

Këngëtarja dhe aktorja  Selena Gomez është gati të lançojë hitin e radhës. Kënga e saj e re do të publikohet më 10 maj dhe ajo është shumë e emocionuar për këtë...

18:16

Calvin Harris, dj më i dëgjuar në histori

Para pak javësh, Dua Lipa dhe dj i njohur skocez, Calvin Harris publikuan bashkëpunimin e tyre të parë, “One Kiss”. Edhe pse akoma pa një videoklip, “One Kis...

16:59

Kanye West pranon operacionin plastik

I intervistuar nga site-i i njohur “TMZ”, Kanye ka treguar se ka aplikuar liposucion për t’u dukur më i mirë dhe më i bukur në sytë e publikut. “Krijova varë...

15:59

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI