Flash

Euro vazhdon rënien, sot këmbehet me 127 Lekë

Lapsi.al 2 May 2018
Euro vazhdon rënien, sot këmbehet me 127 Lekë

Ditën e sotme, një euro këmbehet me 127.8 lekë, duke pësuar një zhvlerësim me 0.8 lekë vetëm brenda 24 orëve të fundit.

Monedha e përbashkët europiane vijon rënien në tregun e këmbimit valutor vendas, edhe pse në tregun e jashtëm, Euro ka pasur një tendencë të lehtë rritëse përballë monedhave të tjera.

Gurvernaotri i Bankës së Shipërisë zbuloi dy faktorët, që sipas tij, dobsojnë euron në vendin tonë.

Gent Sejko tha gjatë një konference për shtyp se këto faktorë janë shkëmbimet tregtare, remitancat dhe investimet e huaja.

Por për herë të parë, kreu i Bankës Qendrore ka pranuar si faktor edhe elementët spekulativë në treg, shkruan tvKlan.

Duke iu referuar ndryshimeve të fundit të kursit, Guvernatori Sejko tha se ndryshe nga pozitiviteti që japin faktorët e mësipërm, të cilët përcaktojnë një ekuilibër të ri në tregun valuator, elementët spekulativë dëmtojnë biznesin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI