Flash

Komisioni Hetimor/ Strategjia që po përdor PS për mbrojtjen e Saimir Tahirit

Lapsi.al 2 May 2018
Komisioni Hetimor/ Strategjia që po përdor PS për mbrojtjen e

Asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin e Partisë Socialiste përkundrejt Saimir Tahirit. Edhe pas vizitës së Edi Ramës në Gjermani, ku ministri gjerman Michael Roth kërkoi publikisht dorëzimin e Saimir Tahirit, socialistët vazhdojnë ta mbrojnë publikisht ish ministrin e akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.

Strategjia e PS-së doli qartë në komisionin që heton përfshirjen e Tahirit në trafik ndërkombëtar droge, kur deputetja Ermonela Felaj lexoi një sërë kërkesash për informacion, të firmosura nga deputetët socialistë për t'i dërguar prokurorisë, policisë, SHISH dhe agjensive të tjera ligjzbatuese.

Kurioziteti i socialistëve nuk kishte të bënte me ish ministrin, me drejtorët e policisë që trafikonin drogë apo me kushërinjtë e tij të arrestuar në Itali, por shkon deri në vitin 1992, kohë që sipas tyre, shënon zanafillën e kultivimit të kanabisit në Shqipëri.

Lexo më tej:

“Komisioni Tahiri”, prova se Rama ndihet i shantazhuar

Informacionet që kërkojnë deputetët e majtët përqëndrohen në periudhën pas vitit 2005, kur në pushtet erdhi Partia Demokratike dhe shtrihen tek një sërë çështjesh të tjera si mbjellja e kanabisit në Lazarat, hetimet e prokurorisë së Krimeve të Rënda për çështjet e lëndëve narkotike që nga themelimi i saj, për konfliket e Agron Kuliçajt me një polic tjetër apo bisedat e ambasadorit amerikan, Withers.

Deputeti Paulin Sterkaj tha kanabis në Shqipëri është kultivuar që nga viti 1992, madje në 1996 sipas tij kanabisi u bë i ligjshëm. “Fshatarët e mbillnin, policët e pritshin” tha Stërkaj që theksoi interesin e deputetëve të PS-së për zanafillën e kanabisit në Shqipëri.

Mosinteresimi i socialistëve për çështjen Tahiri në veçanti dhe shtrirja e hetimit që nga themelimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda apo zgjerimi i materialeve hetimore pas në kohë i vendos deputetët e shumicës në pozicionin e avokatëve të Tahirit, pavarësisht se jo në formë të drejtpërdrejtë. Përtej ligjshmërisë së kërkesave, ato janë në thelb prova më e mirë se mbrojtja për Saimir Tahirin ende vazhdon dhe se asgjë nuk ka ndryshuar tek Edi Rama, pavarësisht parakushteve që i vuri kancelarja Merkel për hapjen e negociatave me BE.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI