Flash

130 kg marijuanë në makinë, pranga 37-vjeçarit shqiptar

Lapsi.al 3 May 2018
130 kg marijuanë në makinë, pranga 37-vjeçarit shqiptar

Një shqiptar është arrestuar nga policia maqedonase, pasi u kap duke transportuar rreth 130 kilogram marijuanë me kamionin e tij me targa shqiptare.

Shoferi shqiptar rreth 37 vjeç u arrestua nga policia në pikën kufitare Bogorodica të Maqedonisë.

Droga ishte e ndarë në 323 pako dhe dyshohet se ka ardhur nga Shqipëria.

“I dyshuari me veturën e tipit “Volvo” me targa shqiptare ka bartur drogë në vendkalimin kufitar Bogorodica. Në një hapësirë të veçantë në brendi kanë qenë të vendosura 323 pako me drogë marihuanë, që është konstatuar nga ana e zyrtarëve të autorizuar të Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë”- thuhet në njoftimin e prokurorisë së Maqedonisë, e cila ka dhënë masën e paraburgimit prej 30 ditësh për shqiptarin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI